“Shqiponjat” arrestojnë të riun në Shkodër, shkeli orën policore, kishte armë në brez

time

Mbrëmjen e sotme është arrestuar një 20-vjeçar, banues në fshatin Grudë e Re të Shkodrës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në brez pa leje.

Arrestimi i 20-vjeçarit me inicialet M.M është bërë nga efektivët e “Shqiponjave” teksa po lëvizte me makinë.

Policia e ndaloi pasi ishte në shkelje të orës policore dhe në momentin që efektivët i kërkuan dokumentin nëse kishte leje për të qarkulluar, ai i kundërshtoi. Sakaq, gjatë kontrollit, të riut nga Shkodra iu gjet arma pa leje.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *