Listën për tri ditë,
e ndreqi Belgjika,
u thafshi me rrënjë,
o gojët e liga!
Kaq është fare pak,
dreq-o more dreq,
që u lumturove,
nga lajmi i keq!
Lart e ngritët zërin,
e asaj muzike,
se vendi përballet,
me masa drastike!
Lumi dhe armiku,
kurrë s’bëjnë gjumë,
një armik i vendit,
ç’do thoshte më shumë?!
C’do thoshte më shumë,
nga Ristan rospia,
se një vënd i frikshëm,
është Shqipëria!
Dhe qënkemi futur,
në të zezën listë,
mos ketë investime,
të mos vinë turistë!
U thoni turistëve,
bëni hesap kokën,
për këto pisllëqe,
Meta u jep rrogën!
U jep rrogë të madhe,
gjithë maskarenjve,
rroga që i nxjerr,
taksë e fukarenjve!
Ka edhe që hedhin,
mbi Atdheun gurë,
po të tillë palaço,
s’kemi hasur kurrë!
S’kemi hasur kurrë,
Made In Ristani,
që e do Atdheun,
si Afganistani!
Dhe më keq akoma,
e do si Sirinë,
meqë Edi Rama,
e ka qeverinë!
Vetëm qeverinë,
ëndërron kjo bandë,
ndaj bën ndyrësisht,
këtë propagandë!
Të dukemi keq,
në sytë e gjithë Botës,
ç’heq e zeza shqipe,
në gojën e Nokës!
Një ketër i vockël,
ndihet si ariu,
kur rrokëzon fjalët,
si baba Saliu!
I rrokëzon fjalët,
si i handakosur,
në bash të Kuvendit,
mjerim i pasosur!
Po them se Rilindja,
nuk ka dhe shumë faj,
se me injorancën,
s’luftohet kollaj!
Me një injorancë,
që nuk njeh kufi,
duhet-injorant,
të bëhesh dhe ti!
Mund të mos i marrësh,
vërtetë seriozisht,
po mund që t’i tallësh,
si njerëz me bisht!
Asnjëherë idiotit,
s’i vihet sinori,
thjesht duhet ta kthesh,
në objekt humori!
Në objekt humori,
tallje dhe gallate,
shqiponjat e Bashës,
kanë pendë pate!
