Policia Rrugore ka ndaluar këtë mesditë një makinë luksoze në sheshin ‘Nënë Tereza’, në kryeqytet, pasi i riu që e drejtonte mjetin xhironte gomat dhe bënte manovra të rrezikshme në mes të rrugës, duke u bërë në këtë mënyrë shkak për aksidente.
Menjëherë pas ndalimit të makinës, kanë mbërritur në vendngjarje dhe Forcat Shqiponja, të cilat po kryejnë prej disa minutash kontroll.
Mjeti i ndaluar është me targa të huaja, ndërsa nga vendngjarja Report Tv raporton se makina e shtrenjtë po bënte kalime të rrezikshme në rrugë. Nga informacionet e para, në makinë janë gjetur gjurmë marijuane. Për këtë, policia ka sekuestruar makinën, si dhe ka shoqëruar të riun, i cili rrezikon gjobë dhe pezullim të patentës.
l.h/ dita
