Shqiptarë mos ta humbim shpresën

redaktor

Vargje të nënshkruara

Kapo Labi, Vlorë

 

O Ditë, do ta kalojmë

Këtë të keqe që na zuri

Njerëzit tanë po emigrojnë

Nuk e dimë kush i përzuri.

 

Varfëria s’lindi sot

Ajo është një plagë e vjetër

Dëbuam të ligun me votë

E presim ndryshim patjetër

 

Duroni bashkë atdhetarë

Se s’do jetë dimër përherë

Duruam tetë vjet barbarë

Huliganë edhe gangsterë.

 

Se lamë pas një shtet kusar

Vetëm vodhën edhe vranë

Një dorë misër s’lanë për farë

Zinë e mbollën në çdo anë.

 

Janë pasojat e të ligut

Kriminelit faqezi

Me një tufë zagar sokaku

Na zhyti në varfëri.

 

Jemi vend i rrallë në botë

Pa gjykata e drejtësi

Jemi zhytur këmbë e kokë

Hajdutllëk e poshtërsi.

 

Shqiptarë, mos humbni shpresën

Se ajo thon’ vdes e fundit

E majta na ka dhënë besën

Pak me zor do kalojë lumin.

 

Demokrat e socialistë,

s’ecet me inat e smirë.

Kapo Labi optimist

ju uron jetë më të mirë!

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *