Shqiptarë në Siri dhe serbë në Ukrainë

redaktor

Letër e nënshkruar,

nga Dionis Xhafa

 

Në botë nisën konflikte të ashpra, e disa nga vatrat më të nxehta të luftës më 2014-tën u bënë Ukraina dhe më e rëndë akoma, në Irak dhe Siri. Këto luftëra nuk lanë pa prekur edhe ballkanasit. Shqiptarët ishin të parët që u bashkangjitën në luftën e Sirisë kundër Bashar Al Asadit. Pak vite nga lufta, shqiptarët tashmë kishin vendosur të luftojnë për fe apo për mbrojtje të vlerave njerëzore. Por bashkë me idenë fillestare se luftëtarë të ndershëm shkuan të luftojnë në mënyrë të pastër Asadin, në këtë histori u përfshinë edhe fytyra të tilla si Lavdrim Muhaxheri me shokë të tij, të cilët iu bashkangjitën organizatës terroriste ISIS. Kë Kosovë me siguri që kanë hyrë persona që kanë ndihmuar financiarisht krahun radikal islamik dhe kjo gjë është për t’u dënuar. Por ka edhe një keqkuptim të madh. Mendoj se prokuroria kur i heton këta raste të mos gjykojë si “radikal islamik” thjesht me fjalë, por të akuzojë me fakte. Personi që ka kryer krime dhe ka fakte për një gjë të tillë sigurisht që duhet dënuar. Kriminel nuk është doemos një person që ka mjekër, e që paragjykohet vetëm si i tillë. E njëjta gjë paralelisht ndodh edhe me serbët. Ata janë të lidhur më së shumti me botën ruse, e ndaj kanë zgjedhur të luftojnë në Ukrainë. Po njëlloj, ndaj mendimin, se një serb duhet dënuar në rast se ka kryer krime gjatë kohës që ka qëndruar në Ukrainë. Kështu, kur imamët në Kosovë kapen e futen në burg thjesht se shprehin solidaritet me sirianët, është po ashtu për t’u kritikuar. Një deklaratë e tillë është njerëzore. Edhe në gjykim, para së gjithash duhet të jemi njerëzorë dhe gjëja që duhet dënuar nga të gjithë është krimi dhe krimineli që e kryen atë krim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *