Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Shqiptarë të Zvicrës, mos luani kundër Shqipërisë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Shqiptarë të Zvicrës, mos luani kundër Shqipërisë
Sport

Shqiptarë të Zvicrës, mos luani kundër Shqipërisë

redaktor
Published October 9, 2013
Share
SHARE

Thirrja e Tifozëve Kuqezi

 Grupimi “Tifozët Kuqezi” u ka dërguar një letër publike gjashtë shqiptarëve të Zvicrës, me anë të cilës u kërkon atyre që të mos dalin në fushë në ndeshjen kundër Shqipërisë. Sipas TKZ, shqiptarët e Zvicrës do të jenë mes dy zjarresh, për shkak se shpesh janë quajtur tradhtarë nga tifozët shqiptarë, por në rast mosimpenjimi maksimal mund të konsiderohen në të njëjtën mënyrë nga zviceranët. Ja çfarë thuhet në letrën e “Tifozëve Kuqezi”: “Jo rrallëherë, për t’iu kundërvënë kritikave të shumta pse keni zgjedhur për të përfaqësuar një vend tjetër e jo vendin e origjinës, ju jeni përgjigjur se e doni shumë Shqipërinë, se ndiheni shqiptarë, ashtu sikurse ndihen shumë familje shqiptare që emigruan për një mirëqenie më të mirë në vende të tjera. Meqenëse keni rrënjë shqiptare dhe nuk ndiheni rehat të luani kundër Kombit të rrënjëve tuaja (ashtu siç edhe deklaroni nëpër media), ju kërkojmë që të mos luani në ndeshjen kundër Shqipërisë në Tiranë. Mendojmë se në këtë mënyrë do të jeni korrekt edhe me ngjyrat që përfaqësoni, pasi ata do t’ju kuptojnë. Nëse veproni ndryshe dhe nuk jeni në ditën e juaj më të mirë, atëherë ata (zviceranët) do t’ju quajnë tradhtarë. Mirëpo, nëse eventualisht shënoni gol, atëherë bashkëkombasit tuaj (Ne) të anës tjetër do t’ju quajnë po me të njëjtin emër. Besojmë shumë se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjitha palët. Ju kujtojmë se në një rast të tillë ish-lojtari i kombëtares polake të basketbollit, Dardan Berisha, nuk u paraqit fare në ndeshjet eliminatore që Polonia zhvilloi kundër Shqipërisë, sepse nuk mund të luante kundër vendit të tij”.

redaktor October 9, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
5 Comments
  • Tomorri says:
    October 9, 2013 at 4:21 pm

    Keta patriot te merren me Duken qe shet ndeshjet dhe jo me keta djem qe na bejne krenare.
    Do ishte ne nderin tone te duartrokisnim per keta bashkekombas.
    Arritjet e tyre meritojne brohoritjet tona.
    Ne fund pothuajse po luajne dy ekipe Shqiptare.
    Ka me bukur, fitojne Shqiptaret si do qe te dale ndeshja.
    Kjo eshte mrekulli.

    Reply
  • bashkimi says:
    October 9, 2013 at 6:05 pm

    PAJTOHEM PLOTSIHT ME TY I NDERUAR TOMOR.
    SUKESE DJELOMOSHAV QE ME AQ KRENARI DHE DINITET PO NA PERFAQESOJNE SI KOMBE ANE E NBAN BOTES.

    Reply
  • Cycyveli says:
    October 9, 2013 at 6:12 pm

    Mentaliteti i interesaxhinjve te ngushte eshte kunder kesaj deklarate kuptim plote te TKZ-se, ketu ne Shqiperi per nje pjes quhesh cun i shkathet nese te erresohen syte para pares qofte ,nuk perben tradheti shitja e detit,e teritorit,sekretit shteteror e jo me ca shqipo qe kane pas mundesi ta ngrene kombetaren por me paturpesi vendosen te na shesin pordh se jane Shqiptare por qe per i pasosh shiten shpirtin. E kane ndare kombin me dysh,moralistet kunder antimoralisteve,si tha Jovan Bregu,une keshtu ne pasqyre per te ndershem e shoh veten???

    Reply
  • DREAM says:
    October 9, 2013 at 7:02 pm

    Aman gazeta mos u jepni hapesire ktyre te ekzaltuareve !

    Tradhetare ,tradhetare …kta jane armiqte e kllases ,e popullit bageti !
    Sa jemi ketu askush na perfill ,askund nuk punesohemi , jemi tradhetar te partise ne pushtet
    Ikim nga syte kembet ,me shume sakrifica afirmohemi andej ,punesohemi ,respektohemi
    fat keqesia na sjell ketu … hem tradhetar …

    NGRENES FARASH DHE SHITES BANANESH ,JU SEHIRXHINJTE E TROTUAREVE
    CIVILIZOHUNI NEDERTAL !
    ESHTE LOJE NJEREZ ME BISHT ,ESHTE LOJE …DUHET TE JENI KRENAR QE DEKLAROJME DHE QE JEMI SHQIPTARE !
    Po kerkoni statusin per ne Europe …po ju nuk ka kopesht zoologjik tu strehoje !

    Reply
  • Al says:
    October 10, 2013 at 7:37 am

    se jane shumice e popullsise medioker si keta koqet e kandarit te TKZ, jemi ketu ku jemi. po ti kishim pasur dy pare mend, do kishim bere perpara, jo t’u vareshim te tjereve te bluza, aman mos beni punen tuaj qe ne barbonet te ikim ne Brazil. Ani se nuk e meritojme, rendesi ka te ikim ne saje te “njohjeve” qe kemi… Popull dele!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?