Fshati Trestenik në rrethin e Korçës është një nga fshatrat kufitare që shikohen si stacioni i parë i emigrantëve të paligjshëm, që hyjnë në Shqipëri nga Greqia duke kaluar nga brezi i gjelbër. Këta emigrantë e shohin vendin tonë si një rrugë kalimi drejt shteteve të BE.
E ndryshe nga sa raportohet për trajtimin e këtyre refugjatëve në shumë vende, ku ata jo rrallë keqtrajtohen, banorët e fshatit Trestenik iu japin bukë dhe rroba emigrantëve, të cilët, në shumë raste kanë me vete edhe fëmijë të mitur.
Temperaturat e ngrohta për stinën favorizojnë kalimin e paligjshëm të emigranteve nga Lindja e Mesme, të stacionuar në Greqi dhe që futen në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme për të mbërritur në vende të BE.
Dhjetëra emigrantë sirianë dhe irakianë kapen thuajse çdo dite nga policia kufitare shqiptare dhe Frontex. Por dhjetëra të tjerë arrijnë të kalojnë dhe në fshatrat kufitare shqiptare. Ata ndalojnë dhe kërkojnë ndihmë për ushqime dhe veshmbathje.
Pavarësisht angazhimit të policisë kufitare shqiptare e ndihmuar edhe nga Frontex, grupet e emigrantëve vazhdojnë të futen nga kufiri i gjelbër me shpresën për një jetë më të mirë./ Abcnews
e.ll./dita

Sikur femijet tone neper kufite e evropes! Pra t’i ndihmojme sa ma shume se te kalojne shqiperine shendosh e mire se jane hallexhi si femijet tone!
Nje e mire nuk kthehet kur ne te keqe se ka nje Zot qe sheh gjerat!