Shqiptarët e Amerikës, homazh për Qerim Panaritin

Leda Hysa

Nasho Jorgaqi

Shqiptarët e Amerikës, duke mbijetuar si një etni më vete ne një shoqëri kozmopolite, bënë jo vetëm histori, por krijuan dhe kulturë e nxorën personalitete me vlera kombëtare. Në qoftë se F. Noli e F. Konica qenë pionierët dhe shtyllat e kësaj kulture, në shembullin dhe drejtimin e tyre, u edukuan dhe u mbrujtën breza të tjerë intelektualësh që mbajtën dhe mbajnë gjallë dhe sot kulturën shqiptaro-amerikane. Në plejadën që erdhi pas brezit të parë, spikat pa dyshim figura e Qerim Panaritit. Gazetar profesionist dhe editor, biograf dhe militant veteran i “Vatrës” ai bëri emër të nderuar, si brenda bashkësisë shqiptare ashtu dhe në rrethet intelektuale e gazetareske amerikane. Rruga e jetës së Qerim Panaritit është nga më tipiket e emigrantëve shqiptarë në Amerikë. E nisi nga hiçi dhe falë vullnetit të hekurt e inteligjencës, etjes për dituri dhe krenarisë së origjinës, i frymëzuar gjithnjë nga një ideal patriotik, arriti, përmes sakrificash dhe mundimesh të studiojë, të krijojë personalitetin e vet dhe të çmohet. I lindur në Panaritin e thellë malor me 1892, pasi njohu mjerimin dhe shtypjen e një fshatari të varfër, erdhi në Amerikë në moshën 14- vjeçare për të fituar bukën e gojës. Në fillim në Franklin, pastaj në Mançester, do të përballonte një jetë të vështirë, duke punuar rëndë si argat në ndërtim e bujqësi, si kovaç e bari, pa lënë mënjanë shkollimin dhe formimin e tij. Ndërkaq, duke përjetuar fatin e atdheut të robëruar, më 1911, hyn në një çetë vullnetarësh dhe vjen në Shqipëri për të luftuar. Ngjarjet historike e dramatike të kohës i përballon si një ushtar besnik i lirisë së atdheut, i dashuruar pas B. Currit, për të cilin do të shkruajë më vonë se “ky njeri po të kish shkollë, do të ish një personalitet vigan”

Në 1916-ën, kthehet rishtas në SHBA dhe vendoset në Boston, ku njihet me motrat Qiriazi. Ato do ta ndihmojnë, që pa u shkëputur nga puna si punëtor hekurudhe dhe ferme, të ndjekë Akademinë e Lirë të Hitchcock të Brimsfildit. Edhe kur e morën ushtar dhe e çuan në Teksasin e largët, ai nuk do t’i ndante librat. Ëndrra e tij ishte të kryente studimet e larta dhe këtë e realizoi më 1926. Në moshën 34-vjeçare, diplomohet për gazetari në Universitetin Clark të Worcesterit, duke marrë dhe medaljen “W. Franklin për rezultate të shkëlqyera’’ Ishte i pari gazetar shqiptar i diplomuar në SHBA. Zgjedhja e gazetarisë si profesion, nuk ishte e rastësishme për Qerim Panaritin. Duke qenë i lidhur ngushtë me lëvizjen kombëtare dhe aksionet e saj patriotike, ai e vështronte shtypin si sferën më të rëndësishme të jetës politike dhe shoqërore të shqiptarëve të Amerikës. Në vitet ’20-30, në këtë koloni të madhe shqiptare, do të dalin rreth dyzetë gazeta dhe revista. Qerimi, që ishte veprimtar aktiv në gjirin e Federatës “Vatra” do të bëhet një nga firmat më të njohura të shtypit shqiptaro- amerikan, duke bashkëpunuar veçanërisht me gazetën “Dielli’!

Në luftën politike që do të zhvillohej në rrethet shqiptare, Qerimi do të qëndronte përkrah F. Nolit, në mbrojtje të interesave të vegjëlisë dhe të idealit kombëtar. Kjo pozitë do ta bënte atë të hynte për disa kohë në radhët e Partisë Socialiste amerikane, por më pas do të shkëputej prej saj. Në fakt gjithë aftësitë dhe energjitë e veta, Qerimi do t’ia kushtonte mbarëvajtjes dhe emancipimit të bashkësisë shqiptare, sidomos kur u zgjodh sekretar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit’! Për afro 25 vjet (1940-1963), “Dielli” do të botohet nën drejtimin e tij, duke shënuar kështu një nga periudhat e veta më të frytshme. Qerimi do të mbetet kryeredaktori më jetëgjatë i“Diellit’. Në kohën e tij, më 1958-ën, Departamenti i Shtetit zgjodhi “Diellin” gazetën më të vjetër shqipe e botuar pa ndërprerje, për ta paraqitur në Panairin Botëror të Brukselit. “Dielli’ me në krye Qerimin, për më se dy dekada do të përballojë detyra të vështira dhe probleme nga më të ndërlikuarat për fatin e shqiptarëve të Amerikës, po të kemi parasysh ngjarjet historike të Luftës së Dytë Botërore dhe të “Luftës së ftohtë’! Në qoftë se në vitet ’40-50, gazetari demokrat, i entuziazmuar nga heroizmi i popullit shqiptar në luftën për çlirim dhe rindërtimin e vendit, do të vihet në mbrojtje të shtetit të ri shqiptar, duke e pasqyruar gjerësisht në gazetë, më pas, ai do të zhgënjehet dhe do të vihet në opozitë dhe konflikt të hapur me të. Konceptet demokratike dhe mendimet e tij të lira, nuk kishin si të pajtoheshin me pikëpamjet e ngushta, që shkelnin disa nga të drejtat e njeriut.

Qerim Panariti jetoi gjatë, 84 vjeç, dhe u ballafaqua e luajti role pozitive në ngjarje të rëndësishme të bashkësisë shqiptaro-amerikane. Edhe pse punoi pranw F. Nolit dhe F. Konicës, asnjëherë nuk qëndroi nën hijen e tyre, po ruajti personalitetin e tij. Ai bëri emër të mirë si patriot e demokrat, por edhe si intelektual, jo vetëm për nga mençuria, urtësia dhe kultura solide, por edhe për mendimet e pavarura e të guximshme, për dinjitetin që e karakterizonte.

Vlerat e figurës së Qerim Panaritit mund të vështrohen dhe të çmohen në disa plane. Në radhë të parë ai ishte dhe mbetet deri në fund gazetar, publicist në kuptimin e plotë të fjalës, si nga formimi, aq më tepër nga aftësitë. Ai u tregua një gazetar i talentuar për nga spektri i gjerë i problemeve dhe nga mënyra dhe trajtimi i tyre origjinal. Trashëgimia e tij publicistike, e shpërndarë në organe dhe kohë të ndryshme, është dëshmi e angazhimit dhe përkushtimit patriotik* e aftësive për t’u kapur pas thelbit të fenomeneve, e paraqitjes me realizëm e vërtetësi, e thjeshtësisë dhe transparencës së komunikimit, e gjuhës së qartë dhe fjalës së kursyer. Këto vlera do ta bëjnë Qerim Panaritin të qëndroje, pas Nolit dhe Konicës, në ballë të gazetarisë shqiptaro-amerikane. Ai do ta gjejë veten edhe në shtypin amerikan, bashkëpunëtor i disa prej gazetave kryesore të Bostonit e të Nju Jorkut, si analist e specialist i problemeve të Shqipërisë dhe të Ballkanit. Veç kontributit kryesor që dha tek ”Dielli’,’ Qerim Panariti, ka meritën që themeloi dhe drejtoi vetë disa organe si “Immigranti” (1925), “Republika shqiptare”(1926),”Revista letrare” (1927) etj., gazeta dhe revista këto, politike, shoqërore, kulturore e letrare, me frymë patriotike dhe mendime demokratike. Panariti  editor paraqet vlera si për aftësitë organizative, konceptet modeme gazetareske, ashtu dhe për sensin e publicistit të mprehtë, gjerësinë e interesave historike dhe bashkëkohore, njohjen me rrymat dhe klimat politike. Ai është pa dyshim, një gazetar me individualitet që e meriton të studiohet në historinë e shtypit shqiptar. Qerim Panariti i ka bërë vend vetes dhe në fushën e studimeve historike. Ai është një nga autorët kryesorë të monografisë kolektive “Beteja shqiptare në botën e vjetër dhe të re” (Boston, 1939), hartuar anglisht në drejtimin e Dr.MLW. Royse. Në këtë vepër serioze bëhet përpjekja e parë e gjerë, për te dhënë një histori të lëvizjes kombëtare, të jetës ekonomike dhe shpirtërore të shqiptarëve në SHBA.

Por cilësitë e studiuesit, Qerim Panariti, do t’i shfaqë në mënyrë të pavarur dhe më të plotë kur u morr me E Konicën dhe me F. Nolin. Është meritë e tij e pakundërshtueshme zbulimi i dorëshkrimit dhe botimi i veprës madhore të F.Konicës “Shqipëria – kopshti shkëmbor i Evropës Jug-lindore” (1957). Panariti nuk përgatiti thjesht botimin e veprës, por e plotësoi dhe e redaktoi duke ruajtur konceptin bazë të veprës dhe stilin e autorit, një punë kjo tepër delikate dhe e vështirë. Duke i dhënë kulturës shqiptare këtë monografi, ai e shoqëroi dhe me një studim informativ dhe analitik për jetën dhe veprimtarinë letraro-publicistike të Konicës, që është i pari vështrim i gjerë kritik mbi të.

Panariti do të botonte më 1966, Albumin (II), me vjersha origjinale dhe përkthime poetike të F. Nolit, duke plotësuar kështu dhe një premtim që i kish dhënë autorit në gjallje. Në këtë libër është botuar dhe “Biografia kronologjike e metropolitan F. S. Nolit, Heroit të Rilindjes Shqiptare” hartuar nga Qerimi, që për nga vlerat mund të renditet menjëherë pas Autobiografisë. Me një njohje të thellë dhe të gjithanshme të E Nolit, ai i jep lexuesit, jo vetëm rrugën e jetës së Nolit në vijat kryesore, por e sjell atë të gjallë përmes hollësive dhe situatave sa tipikë aq edhe impresionuese. Adhurimi që ka për personalitetin e Nolit si patriot e demokrat, si shkrimtar e studiues nuk e ka penguar ta zbulojë atë në dritën e së vërtetës, pa kursyer dhe qëndrimet kritike dhe vërejtjet për probleme të caktuara.

Ndjehet në këtë biografi horizonti i gjerë dhe sensi historik, prirja për të depërtuar në botën ‘noliane’ dhe aftësia për të dhënë gjykime objektive. Rrëfimi për jetën e Nolit është bërë sa me argumente shkencore e gjuhë të sakte, aq dhe me emocione dhe ndjenjë humori, gjë që i jep veprës vërtetësi dhe ëndje për të lexuar. Çdo njeri që do të merret me Nolin nuk mund të mos e përfillë këtë vepër biografike. Qerim Panariti do të punonte deri në pleqëri të thellë për një histori të Shqipërisë, të cilën dëshironte ta dërgonte në Shqipëri, por në pa- mundësi për ta bërë këtë gjë, dorëshkrimi i veprës u depozitua në Bibliotekën e Universitetit të Çikagos. (Një kopje të tij, me interesimin e autorit të këtyre radhëve, e shoqja, zonja Sara Panariti, e dërgoi në Bibliotekën tonë Kombëtare). Nuk dimë se në ç’përmasa dhe nga ç’pozita e kritere janë trajtuar ngjarjet komplekse të historisë shqiptare, por duke gjykuar nga personaliteti i autorit, zotësinë analitike dhe mendimet e pavarura, ka të ngjarë se kemi të bëjmë me një vepër serioze dhe me një kënd- vështrim origjinal.

Një vepër tjetër, që Panariti ka lënë në dorëshkrim, të cilin kemi pasur rast ta lexojmë pjesërisht është “Ditari” një vepër voluminoze me një shtrirje kohore të gjatë, 1936-1959. Ditari paraqet një kronikë të pasur e të larmishme të jetës së kolonisë së shqiptarëve në Amerikë, veçanërisht për veprimtarinë e “Vatrës’’ para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Me vlerë të madhe dokumentare janë të dhënat historike për ngjarje të kohës dhe sidomos për personalitete të shquar si F. Nolin, E Konicën etj., ku hidhet dritë për karakterin dhe natyrën e tyre, për situata dhe ngjarje të vështruara nga një njeri i pjekur e me horizont të gjerë.

Qerim Panariti mbylli sytë në mërgim në vitin 1976, i zhuritur nga malli dhe dëshira e zjarrtë për ta parë atdheun e dashur për të cilin ai kish shkrirë tërë jetën. Vdekjen e tij nuk do ta kalonte në heshtje as shtypi amerikan. Një nga gazetat e njohura, “The Boston Herald American” do ta cilësonte me këtë rast si “gazetar të shquar dhe burrë shteti të komunitetit shqiptar në SHBA”. Është për të ardhur keq që Qerim Panariti po vjen me vonesë në Shqipëri. Publiku shqiptar sapo ka filluar ta njohë. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë. Koha verifikon vlerat e vërteta. Janë këto vlera që e bëjnë Qerim Panaritin, të kthehet në Atdhe ballëlart dhe të meritojë nderimin tonë.

Share This Article
5 Comments
  • Me e thon troc (po fare fare ama), kurre me pare s’kishim degjuar detaje kaq te hollesishme per krenarine e panaritajve. Dhe shkaktare e kesaj erresire dijesh ishte diktatura e eger e bishtukerve te ahmuterve dhe mugoshajve, dhe gjithe sherbetoreve te tyre thellesisht te ndyre, te cilet benin cmos qe t’ja mbyllnin te gjitha shtigjet depertimit te doreshkrimeve te patrioteve shqiptare me banim ne dhé te huaj.

    Perkrah Nolit dhe Konices, shumica e ketyre patrioteve shqiptare ishin ajka e inteligjences, pa pjesmarrjen e tyre aktive s’do te behej i mundur revolucioni demokratik i 1924-es. Ne nje kohe kur 90% e shqiptareve ishin analfabete, programi i Qeverise Noli ishte koncentrat i mendimit te lire te intelektualeve demokrate te asaj kohe.

    Mire dje, po sot? Dje kishim mjaft intelektuale te brymosur vertet me ndjenja te forta atdhetare, po sot ku i kemi patriotet?

    Ne c’fare lloj NEVOJTORESH i fusin kokat mut’thatet e vetequajtur rilindjotas?

  • Pa shqiptaret e Amerikes s`do kishim Shqiperi fare.
    E vetmja force fituese ne Versaje,qe mbrojti egzistencen e shtetit shqiptar ne kufijte e sotem ishte SHBA.
    Presidenti Willson e njohu Shqiperine prej nje shqiptari fjalepake e pune shume,miku me i ngushte i drites se syve te presidentit,nipit te tij.Ky ishte Konstandin Cekrezi,sekretar i Vatres,botues i Diellit,sekretar i princ Wiedit,,autor i texteve shkollore te Shqiperise.Autor i panegjerikut kushtuar heronjve antihaxhiqamiliste qe mbrojten Durresin nga shallvare muterit e Tiranes dhe Shijakut,Koloneli Thompson,Agostin Prizreni,Ceno Sharra,Haki Glina,Xhevo Haremi,Kamo Sejdini,ne betejen e Rashbullit.
    Ky Koste Cekrezi prej Zicishtit te Korces,diplomant i Harwardit,shpetoi Shqiperine ne tel te thikes.
    Prej ndikimit te yij vuri veton ne Versaje presidenti Willson.

  • Miresiote ju shoqerofshin Pr.Nasho Jorgaqi.!

    Gjella me kripe dhe kripa me karar…o komenntuesi Mon Kukaleshi e “demo ” ! Faleminderit “Sinqeritet|” Fajale pake e mendie shume.
    Dashamiresi D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *