Shqiptarët e arratisur nga burgu grek vrasin një polic

anazapta

 Grupi i  tetë shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalas kanë vrarë një polic grek mëngjesin e sotëm.

Mësohet se në momentin e krimit, policia greke kishte ngritur një postbllok në Distomo dhe shqiptarët nuk kishin ndaluar për kontroll, por kishin nisur të qëllojnë me armë drejt policëve dhe për pasojë mbeti i vrarë polici 37-vjeçar.

Polici fillimisht është  plagosur në këmbë dhe është babai i dy fëmijëve, i cili humbi jetën në spital nga humbja e gjakut, sepse plumbi kishte goditur arterien. Pas kësaj 5 shqiptarët e armatosurit iu morën mjetet dhe armët policëve dhe u larguan me makinën e tyre.

Disa operacione policore janë zhvilluar muajt e fundit për kapjen e të arratisurve nga burgu i Trikalas, të cilët shfaqen herë pas here në zona të ndryshme të Greqisë, teksa vjedhin ndonjë makinë apo grabisin ndonjë supermarket.

Polici 37-vjeçar i vrarë është viktima e dytë pas 25-vjeçares Katerina Zogali, për vrasjen e së cilës akuzohet shqiptari Marian Kola. E reja humbi jetën nga plumbat më 30 mars, gjatë shkëmbimit të zjarrit të Kolës me policinë, në ndjekje e sipër.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *