Shqiptarët e Serie A, urë bashkëpunimi për dy vendet

redaktor

Masiviteti i emrave të futbollit shqiptar në Serie A ku vitet e fundit ka pasur prurje të mëdha jo vetëm nga Kombëtarja Shqiptare për edhe talente të tjerë me kombësi shqiptare, bën që edhe interesi i mediave të vendit fqinj të rritet në vazhdimësi.

Lorik Cana, Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Tomas Strakosha, Migjen Basha apo Andi Lila po shërbejnë si një urë lidhëse e futbollit mes dy vendeve anëtare, por edhe mes mediave shqiptare dhe atyre italiane, madje ato po shkëmbejnë informacione e raportime reciproke mes tyre.

Pikat lidhëse mes dy anëve të Adriatikut janë shtuar pikërisht si pasojë e aktivizimit të shqiptarëve në elitën e futbollit italian dhe mediat e vendit fqinjë shpeshherë u referohen atyre shqiptare ku SuperSport kanë shërbyer si një burim i besueshëm dhe autentik informacioni i vazhdueshëm.

Rasti më i fundit është ai i intervistës ekskluzive të presidentit të Parmës, Ermir Kodra, i cili foli për herë të parë në mikrofonin e “SuperSport” në cilësinë e kreut të shoqërisë emiljane.

Intervista e 29-vjeçarit u pasqyrua në disa nga prestigjiozet e futbollit italian, të cilat u bazuan në fjalët që ai tha për platformën sportive të të gjithë shqiptarëve.

“Gazzetta Dello Sport” shkruan se Kodra, në intervistën dhënë për SuperSport, zbuloi prapaskenën e merkatos për të afruar Mario Balotellin.

Të njëjtit burim i referohen edhe “TgCom SportMediaset”, “La Repubblica” e shumë media të tjera italiane. Një erë e re bashkëpunimi jo vetëm në aspektin sportiv por edhe në atë mediatik, po fryn mes dy vendeve.

Lojtarët shqiptarë janë ata që i kanë dhënë një tjetër dimension bashkëpunimit mediatik ku “SuperSport” mbetet një dritare informuese jo vetëm për shqiptarët por tashmë edhe për italianët.

Share This Article
1 Comment
  • dalje gjeniale e prestanomes kodra ne intervisten e dhen per supersport.tani problemi eshte se parma calcio ka 6 muaj pa paguar rrogat lojtareve dhe ky del dhe thot qe ishim afer ballotelit.po ti po ke lek pago rrogat e atyre qe ke pastaj mendo per ballotelin .hajde strategji hajde .me vjen keq qe nje shoqeri e lavdishme si fc parma ka ngelur ne dore te evazoreve gjithesesi italianet jane te thell se do ti len sa ti vjelin ndonje lek pastaj hop avazi.finanza kontroll dhe iku taci me kodren .por fatekeqesia me e madhe eshte se keto lek jan vjedhur ne kurriz te taksapaguesve shqipetare dhe shum mire mund te investohej ne ne hapjen e shkollave te futbollit ne shqiperi per te pergatitur talente shqipetar per te ardhmen dhe jam i sigurt qe ne shqiperi nuk mungojne .njerez pa vizion dhe fatekeqesi e madhe per kujt i ka ren parja ne dore qe nuk eshte as e djersitur gjithsesi forca Parmaaaaaaaa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *