Entela Resuli – DITA
Arbër Kadia këto kohë është duke qëmtuar Shqipërinë. Prej më shumë se një viti ai është pjesë e një projekti të madh zhvillimor dhe udhëton në shumë zona rurale të vendit.
Kemi parë këto kohë në profilin e tij një sërë fotosh nga zonat që ai viziton, janë foto që të bëjnë të mendosh dhe të pyesësh: cila Shqipëri është kjo?!
Kadia, është nga ata djem që ka studiuar jashtë, ose e thënë ndryshe “ka parë botë me sy”, por Shqipëria që ai po shkel me këmbë çdo ditë po e magjeps.

Vendi ynë nuk është një terren i pa njohur për të, më herët ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Trashëgimisë Kulturore dhe pikat e dobëta ia ka njohur Shqipërisë.
Ne kërkuam që Arbëri të na e rrëfente vendin tonë duke ne treguar, çfarë ka parë, duke na bërë një analize mbi vlerat e rralla që ka kjo tokë, por pse jo, duke parashikuar se cilat janë mundësitë e zhvillimit.

E kush më mirë se një Arbër mund të na fliste për Tokën e Arbrit!
-Arbër, prej disa kohësh je duke udhëtuar nëpër Shqipëri. Po e njeh më shumë këtë vend?
Kam më shumë se 1 vit që udhëtoj nëpër Shqipërinë e jugut për shkak të punës që kam këto kohë. Shqipërinë po e njoh më shumë jo vetëm gjeografikisht por edhe shpirtërisht. Ditë e më shumë po njoh Shqiptarin e vërtete dhe gjenezën e atyre që shohim në qendrat tona urbane por edhe të atyre gjërave të cilat nuk janë më pjesë të përditshmërisë.
-Dëshiron më shumë punën në lëvizje apo atë të zyrës?
Udhëtimi më ka grishur shumë gjatë gjithë jetës pasi më jep mundësi të njoh më shumë botën që më rrethon. Lëvizjet këto kohë i kam pasur shumë të shpeshta me vende, fshatra dhe qytete të ndryshme duke njohur një dimension shqiptar që nuk e njihja. Kësisoj e quaj veten me fat dhe nuk do ta zëvendësoja ndjesinë e të njohurit në vend të realiteteve me të lexuarin e ndjesive nëpërmjet dikujt tjetër.
-Ndërkohë, gjatë këtyre kohëve ke shkelur në terrene të tjera, e kisha menduar më parë këtë gjë?
Gjithnjë kam patur lëvizur edhe prej punës sime në sektorin e Trashëgimisë në të kaluarën por kurrë me kaq intensitet dhe në lokalitete të cilat të them të drejtën nuk e dija se ekzistonin dhe çfarë përfaqësonin.
-Çfarë ke parë dhe kë mësuar nga kjo Shqipëri që po shikon tani?
Kam parë një Shqipëri të sinqertë. Kam parë një Shqipëri urbane e cila edhe aty ka nënndarjet e saj ku Tirana është një sui generis i vërtetë. Kryeqyteti bën një tentative individuale për t’u bërë më Evropiane (por që për mua është një qasje që e largon ndaj vlerave reale shqiptare) Ndërsa në qytetet e tjera kam parë vendbanime mësëshumti të varfra qoftë në mjete financiare, por edhe mundësi të tjera. Ndërsa Shqipërinë e vërtetë që mban markën Shqipëri e kam parë në zonat rurale të cilat nuk janë impaktuar nga rendja për pasuri me të gjitha mënyrat. Në këtë sinqeritet dallohet thjeshtë tradita dhe zakonet të cilat i japin formën e karakterit të vendit ku jetojnë këta njerëz.

-Të mërzisin pamjet që sheh apo të lumturojnë?
Natyra aty ku nuk është prekur e ndryshuar nga njeriu më mrekullon pasi është e ashpër dhe tejet e bukur. Ndërsa inversi më trishton pasi dëmi në natyrë është shpesh herë i pakthyeshëm dhe ndotja është e tejskajshme. Por pastaj e gjitha kjo zerohet kur vihesh në kontakt me njerëzit të cilët janë esencialisht të mirë e mikpritës, tamam si në përshkrimet që i bëhen karakterit tonë nga shkrimtarët udhëtarë ndër shekuj.
-Nga imazhet që poston në rrjetet sociale, ti na servir vende dhe njerëz të cilët jetojnë në situata të ndryshme, bisedon me ta? Çfarë të tregojnë?
Çdo moment që më krijohet për të biseduar me ta unë e rrok me njëherë. I pyes a është ok t’i bëj foto dhe jo vetëm që pranojnë po shumë prej tyre duan të pozojnë siç duhet. Më kujtohet një plak 83-vjeçar i cili kishte prerë me kosë 1 dynym tokë të mbjellë me jonxhë të cilit i kam publikuar një foto në fshatrat e Korçës. Më pyeti pasi bëra shkrepjen e parë se për çfarë e doja foton dhe i tregova që më pëlqente puna e tij si dhe më kujtonte Gjyshin të cilin nuk e kam më. Më tha (qesh) “Ore po pse s’të vjen turp? Po e deshe për diçka të tillë pse s’më the të pozoj siç i ka enda” dhe vuri kosën në shpatull dhe pozoi gjithë solemnitet. Kjo më ndodhë në më të shumtën e kohës. Njerëzve i bëhet qejfi t’i fotografosh pasi punën e kanë për krenari dhe po t’i pyesësh nuk druhen ta tregojnë veten ashtu si janë. Ajo që kam vënë re është se ata nuk kanë qejf të ankohen pasi janë krenarë dhe të sinqertë. Sidoqoftë kur i pyet për vështirësitë e tyre në fshat nuk ngurojnë të të tregojnë si i kanë hallet dhe problemet të cilat po nuk jetove me ta nuk i kupton dot.

-Cilët janë hallet e tyre?
Ajo çka më ka bërë shumë përshtypje është që teknologjia bujqësore dhe blegtorale në këto vende i përket akoma shekujve më parë. Toka siç e dimë është shumë e fragmentuar dhe nuk bën sens ekonomik për të patur të ardhura që shkojnë përtej mbajtjes së frymës. Kam bërë një foto vetëm dje të një kali rrace shqiptare që kishte të ngarkuar në samar dhe një parmendë të vogël mbi të. Do të doja të thoja që ky është rasti i vetëm, por nuk është kështu përveç parmendave të shumta që shpesh tërhiqen nga gomerë, shihen shumë makineri kineze, çeke edhe gjermane të shekullit të kaluar që janë ë shërbim të këtij sektori. Jo vetëm këto makineri janë shumë të vjetra dhe me efiçencë të ulët por ato janë të pasigurta dhe më ka qëlluar shpesh të shqetësohem seriozisht për njerëzit që i përdorin ata. Mungesa e rrugëve dhe infrastrukturës në përgjithësi janë halli më i madh që lokalitet më të thella kanë. Për t’iu kthyer pyetjes tënde këta njerëz e gjejnë veten në një luftë konstante për të siguruar bukën e përditshme pasi prodhimi i tyre bujqësor (në shumicën e rasteve) mjafton sa për të mbajtur frymën.
-Çfarë ndodh me të rinjtë në këto anë? Po me të moshuarit?
Të rinjtë në përgjithësi janë larguar. Ata pak që janë në këto zona janë të papunë dhe të zhgënjyer nga realiteti që i rrethon dhe shohin si mundësi sërish largimin si zgjidhje për të përmirësuar gjendjen ekonomike. E kundërta ndodh me të moshuarit të cilët nuk duan të largohen dhe e kanë të tashmen dhe të ardhmen të lidhur me ato vise.
-Shqipëria rurale është më e lumtur apo me pak e lumtur se Shqipëria urbane?
Siç thashë më sipër Shqipëria rurale është më e sinqertë dhe si e tille s’ka nevojë të impostohet dhe të jetë peng i presionit social që vjen nga bota virtuale dhe shtysa për “modernizim”. Kjo Shqipëri e ka më të thjeshtë kërkesën për jetën. Këta njerëz kërkojnë që të kenë të garantuar infrastrukturën bazë pasi për gjithçka tjetër janë të gatshëm të punojnë vetë. Këtë e kam parë mësëshumti në zona ku këto nevoja janë zgjidhur, si për shembull Korça ku fshatra të tërë janë duke jetuar e gjithnjë e më shumë me frytet e punës së tyre larg presioneve që shkakton realiteti politik shqiptar.
-Historia më e bukur apo e rrallë që ke dëgjuar gjatë këtyre kohëve?
Historia më e bukur dhe mallëngjyese që kam dëgjuar është ajo e një shoferi në Korçë. Ky person punonte vetëm 3-4 herë në muaj si shofer makinash me tonazh të lartë me të ardhura që nuk i kalonin 150 dollarët. Dhe part time punonte si taksi. E gjithë familja varej nga të ardhurat e tij pasi ishte i vetmi që fitonte para. Gjatë një bisede me të duke shkuar nga një fshat i Korçës për në Korçë ai më pyet për një koleg të huaj të cilin ai e kishte patur dy herë në makinën e tij. Gjatë bisedës ai më tregoi në mënyrë të shpenguar që një ditë ai i kishte bërë guidën e Korçës për një pagesë prej 1000 lekësh dhe kishte udhëtuar më shumë se 60 km duke u ulur edhe për drekë me të. Ajo që më bëri përshtypje është se me pagesën e marrë paraprakisht ai e kishte marrë klientin e huaj dhe e kishte qerasur me drekë dhe me birrë. Kjo vlerë bujare që ekziston tek shqiptarët e thjeshtë deri në vetëmohim për mikun më goditi shumë pasi kuptova që ka ende njerëz të cilët e mbajnë gjallë vlerat për të cilët shqiptarët shquhen nëpër botë. Histori bujarie kam dëgjuar shumë por kjo më mbeti në mend.
-Je ndjerë ndonjëherë keq për shkak të ndonjë pamje që ke parë?
Jam ndjerë keq disa herë por një herë kam parë një grup parashkollorësh gjatë dimrit me një sobë drush në mes ku fëmijët rrinin me dyshemenë e çimentos.
-Kur sheh këtë Shqipërinë tjetër dhe futesh në Instagram, ç’mendon?
Mendoj një gjë ky realitet duhet njohur. Pasi orteku i fotove në media sociale është i rremë dhe realiteti nuk njihet as nga njerëzit që në ardhmen do të planifikojnë të ardhmen e këtij vendi. Shqiptarët e vërtetë jetojnë Jashtë Tirane dhe unë me fokusin e kamerës dua ta dokumentoj këtë moment në rrugën e transformimit të Shqipërisë.
-A po e shndërron jetën tonë kjo mani për t’u dukur ndërkohë realiteti është gjë tjetër?
Kjo gjë ka kohë që po ndodh. Biles ky është një faj sa i botës moderne, por edhe i dëshirës për t’u pasuruar dhe për të qenë në maje të piramidës sociale por pa punuar dhe pa bërë sakrificat që duhen për këtë gjë.

-Cili është vendi me interesant që ke parë dhe ke thënë; si ka mundësi që ekziston në Shqipëri?
Kam parë një kasolle me një familje në një fshat të Fierit dhe nuk më besohej që njerëzit jetonin në kushtet më ekstreme të mundshme. Ngjante më shumë me Afrikën sesa me një vend që kërkon të jetë pjesë e ëndrrës Europiane.
-Sipas teje pse duhet ta njohim më mirë këtë vend?
Besoj se të gjithë njerëzit duhet t’i njohin anët e spektrit. Të dinë se çfarë efekti ka përfshirja e tyre në detyrat e qytetarit të mirë, të zgjedhjeve që ata bëjnë jo vetëm për vete por edhe për të tjerët dhe që të mos harxhojnë aq shumë resurse për gjera pa rendësi. Ky vend harxhon energji në format më boshe të mundshme.
-A ka mbetje apo objekte të Shqipërisë komuniste në vendet ku ke punuar?
Bunkerët janë të shumtë, po ashtu ka dhe një trashëgimi industriale në rrenim e cila shihet në qytete të ndryshme. Por ato janë në rrënim të vazhdueshëm dhe ne pa dashje po shkatërrojmë një pasuri trashëgime që na vë në hartën e turizmit ku e veçanta është ajo që tërheq turistët.
-A mund të zhvillohet nga ana turistik ky vend, e kam fjalën, jo vetëm deti, por edhe mali?
Mundësia është e madhe por pengesa më e madhe është që identitetin kombëtar dhe zakonet që e bëjnë tërheqëse Shqipërinë po veniten çdo ditë e më shumë. Dhimbja më e madhe vjen nga fakti që sot nuk gjen më produkte tipike shqiptare qoftë në kulinari qoftë në artizanat. Ajo çka gjen sot janë produkte të varfra në cilësi të cilat e dëmtojnë shumë këtë potencial.
-Të mungon jeta e bllokut në Tiranë?
Aspak biles kur kthehem në Tiranë në këtë kohë mundohet ta evitoj pasi qasja e rreme për pak shkëlqim e atij vendi ngjason me gënjeshtrat që i thotë vetes vendi ynë se është funksional.
-Duke parë Shqipërinë në gjithë dimensionin e vetë, çfarë mendoni, jeni optimist se ky vend bëhet apo nuk ka shpresë?
Mbetemi shumë larg në vizion por duke parë atë çfarë kanë bërë njerëzit e thjeshtë me mundësitë e limituara që kanë kam një shpresë të madhe që nëse energjia e tyre orientohet siç duhet duke mos ja penguar gjeniun krijues atëherë e ardhmja do të jetë padyshim më e ndritur. Thënë kjo nëse gjerat qëndrojnë siç janë e ardhmja do të jetë jo fort ndryshe nga e tashmja.














Kam mendimin qe, shume me teper se sa personazhi i shkrimit, per bukurite, pasurite dhe te tjera elemente te qenesishem shqiptare, mund te flasin ata te cilet kane shkelur me kembe cdo cm te ketij trualli, dhe keta punonjes fisnike dhe intelektuale te shquar, por tashme te lene menjane nga “sistemi yne demokratik”, jane gjeologet! Ju pershendes, dhe pergezoj ne se me keni lexuar!
Sa shume te kam zili.
Sa shume I duhesh vendit.
Sa shume si ti I duhen vendit.
Te pershendes miku im
E “mrekullueshme” !! Jemi ne 2017 dhe Shqiperia e “mahnitshme” duket si ne 1817! Vetem ne disa reportazhe qe behen per vende si Mongolia, Nepali, Butani, Etopia etj., vazhdojme te shohim akoma peisazhe te tilla me njerez qe vazhdojne te kene si “teknologji moderne” gomarin!
Jepjani Edi palles keto foto qe ti vere ne murin e zyres tij te cilen e ka bere me vizatime sikur te jete WC kalamajsh ne ndonje kopsht femijesh ne periferi te Tiranes!
Shqipetare e vertete jane ata qe I thonin Kanun (Kanonizo) Greqisht she jo Vendos nga Kadirat,Sulejmanet,Rustemet,Ibrahimet qe per interesa dhe offiqe (office) tradhetuan kombin dhe identitetin e Tij. Komb sa per dijeni nuk eshte qe flet nje gjuhe por lufta per identitetin,historine, kulturen, emrin, traditen,festat, Besen ndaj Tij.
Dhe kete Bese e mbajten Arvanitasit e syrgjynosur edhe sot nga Erdoganistet,Gjylenistet,Islamistet e Arabise.
Arvanitasit si Joanis Kapodistrias qe beri Greqine shtet e dyfishoi nga hordhite Osmane dhe “shqipetare e vertete” islamike si puna e ketij Kadiu.
Turqi ishte ne 1820 ten per keta Arvanitas te quajture “vellezer”shqipetare nuk luftuan per “Shqipetare?
My vend nuk mund te kete te ardhme se nuk eshte cliruar akoma nga Islami.
KJO ESHTE SHQIPERIA REALE.
KETO TE MIRA MATERIALE PRODHOHEN NE SHQIPERI.
HIPITE, QE JA KANE HIPUR KETIJ VENDI PERSIPER JANE PARAZITE, DHE JETOJNE ME
TE HYRAT QE KA KY VEND NGA NJE PRODHIM TJETER I MADH, POR QE FATKEQESISHT NUK REGJISTROHET GJEKUNDI “KRAHU I PUNES”.
KUR TE ZGJOHEN SHQIPETARET NGA GJUMI, E TE HAPIN EDHE SYTE, BEN VAKI SHIKOJME NDONJE DITE TE BARDHE SI POPULL
Mjerë vatani ,mjerë mileti me këtë klasë politike hajdutësh të pa fytyrë u kthyem mbrapsht te shqipëria e plugut dhe parmendës te vititn 1930 ,kur jemi në v. 2017…..?..
Mjerë vatani ,mjerë mileti me këtë klasë politike hajdutësh të pa fytyrë u kthyem mbrapsht te shqipëria e plugut dhe parmendës te viti 1930 ,kur jemi në v. 2017…..?..
KJO ESHTE BERTHAMA QE MBOLLI RAMIZ ALIA …. NA La BERSHEN PER KORRUPSION DHE VET VDIQ I QETE ..PA U NDESHKUAR … DHE ENVERI E COI RAMEN METEN BASHEN NANON NE SHKOLLE PARTIE ….QE TE MESONIN SI TE VJEDHIN POPULLIN ….. JA CNA LA ENVERI …. BIME TE KALBURA … … BON COURAGE ALBANIA ….