Shqiptarët fusin në sherr Britaninë me Gjermaninë

Elton Tafaruci

Emigrantët shqiptarë që hyjnë ilegalisht në Britani të Madhe janë kthyer në një fenomen shqetësues për anglezët.

Prestigjiozja “Daily Mail” shkruan sot se shqiptarët që kapen, kthehen pas, por lihen të lirë nga autoritetet në Gjermani. Artikulli i referohet rastit të dy të rinjve nga Shqipëria 22 vjeç dhe 24 vjeç, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Angli nga Gjermania.

Pasi u kapën nga autoritetet britanike Immingham, u deportuan sërish për në Gjermani, por autoritete gjermane i lanë përsëri të lirë. Zyrtarët në Gjermani thonë se nuk ka një ligj për të ndjekur penalisht ata emigrantë që kapen në mënyrë ilegale në një shtet dhe t’u ndalohet lëvizja.

Dy shqiptarët, janë në mesin e shumë emigrantëve nga vendi ynë, ndaj të cilëve Gjermania ka lëshuar një ultimatum prej 7 ditësh që të largohen nga vendi, por vet policia gjermane e pranon se nuk ka një mekanizëm për të zbatuar këtë politikë, dhe shton se e dinë që shumë prej këtyre shqiptarëve nuk do të largohen pavarësisht ultimatumit.

Dhe përsëri, këta refugjatë vijojnë të tentojnë të kalojnë drejt Britanisë dhe përsëri kapen. Kjo ka ngjallur irritim tek anglezët, të cilët edhe pse i kthejnë pas në Gjermani, aty lirohen nga autoritetet vendase.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *