Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Shqiptarët gjejnë një tjetër mënyrë për të mbërritur në SHBA
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Shqiptarët gjejnë një tjetër mënyrë për të mbërritur në SHBA
KomunitetLajmi i fundit

Shqiptarët gjejnë një tjetër mënyrë për të mbërritur në SHBA

anazapta
Published December 29, 2012
Share
SHARE

Shqiptarët duket se kanë gjetur një mënyrë të re për të mbërritur në “tokën e premtuar”, atë përmes Meksikës. Të paktën 38 shqiptarë janë kapur kohët e fundit duke kaluar kufirin që ndan Meksikën me SHBA në luginën Rio Grande.

Agjencia e lajmeve e kësaj zone, e cila u referohet të dhënave zyrtare të autoriteteve të rendit, thotë se gjatë viti 2011 mes emigrantëve të paligjshëm që tentonin të hynin në tokën amerikane janë kapur edhe 38 shqiptarë. Shifrat e regjistruara në vite tregojnë se numri i klandestinëve shqiptarë ka ardhur duke u rritur.

“Emigrantët e paligjshëm janë nga Meksika dhe Amerika Qendrore, por ka edhe nga vende si kina dhe India. Por kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen një grup emigrantësh që vijnë nga Shqipëria, një shtet i vogël që shtrihet në Europën Juglindore”, thuhet në shkrimin e agjencisë së lajmeve.

Largimi nga vendi ka si arsye kryesore situatën e krijuar nga gjendja e vështirë ekonomike, krimi në rritje, korrupsioni dhe gjakmarrja. Fillimisht, shqiptarët aplikojnë për vizë turistike në Meksikë, të cilën më pas e përdorin si trampolinë për t’u hedhur në SHBA.

Sipas të dhënave të publikuara nga policia në Rio Grande Valley, në vitin 2008, shifra e shqiptarëve të kapur në kufi ishte 8, në 2009-n janë kapur 20, në 2010-n janë kapur 21 dhe në 2011 – 38. Pritet që në raportin e vitit 2012 ky numër të jetë akoma më i madh.

 

anazapta December 29, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?