Shqiptarët i besojnë mikut për të gjetur punë

DITA Online

 

Shqiptarët ende vazhdojnë që t’u besojnë lidhjeve të gjakut apo njohjeve personale kur bëhet fjalë për punësimin.

Të dhënat tregojnë se numri i të papunëve që u drejtohen zyrave përkatëse është më i ulët në krahasim me ata të cilëve ju drejtohen të afërmve, raporton Monitor.

Kështu të papunët të cilët kërkojnë punë nëpërmjet Zyrave të Punësimit përbëjnë vetëm 40% të totalit. Ndërsa ata që ju drejtohen miqve/shokëve për të gjetur një punë zënë rreth 80% e të papunëve.

Sipas të dhënave të burimeve administrative, rezulton së në fund të 2016-s janë regjistruar pranë Zyrave të Punësimit 93,889 punëkërkues të papunë nga 145,147 që ishin në fund të 2015-s.

Pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit regjistrohen si punëkërkues të papunë vetëm ata të papunë të cilët kërkojnë punë nëpërmjet zyrave të punës, por jo të gjithë personat e papunë zgjedhin ta bëjnë këtë.

Në krahasim me vitin 2015, numri i punëkërkuesve të papunë është ulur me 35%. Rajoni me uljen më të madhe është Vlora, ndërsa numri i përfituesve nga skemat e mbështetjes me të ardhura është ulur me 61%.

 

 

Share This Article
2 Comments
  • KJO QETHUHETU , KETU, ESHTE TEPER E SAKTE DHE…. NE SE BEHET NJE ANKETIM ,VENDIN E NDERIT, NE KRYE TE LISTES , NE SHKALLE VENDI , PAS AS ME TE VOGLIN DYSHIM , DO TA ZINTE NIKO PELESHI DHE PAS TIJ SOTIRAQ FILI !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *