Krimi i ditëve të fundit në zonën naftëmbajtëse Patos- Marinzë është një skandal i radhës, me pasoja shumë të rënda për jetën dhe pronën e shqiptarëve. Ajo është një heqje e kores së një plage të gangrenizuar në trupin e Shqipërisë. Vendi ynë është dalluar dhe bekuar për pasuritë e nën e mbi tokës. Pasuri të cilat u bënë objekt i vjedhjes e shkatërrimit, sidomos vitet e fundit. Në vend që këto të shkonin për përmirësimin e jetës se shqiptarëve, u bënë objekt i një lukunie hajdutësh e politikanësh. Vendburimet e naftës, të kromit, burimet hidroenergjetike, pyjet etj., u shkatërruan dhe po shkatërrohen brenda një kohe të shkurtër, me një impakt katastrofik edhe për ambientin dhe klimën. Kështu u shfrytëzuan vendburimet e kromit, në kundërshtim të hapur me rregullat më minimale të teknikës minerare. Të shoqëruara me shumë viktima, e duke lënë nën tokë mijëra ton krom që nuk mund të nxirret më. I njëjti fenomen me pyjet, por me pasoja shumë të rënda dhe të padukshme. Po kështu edhe koncesionet. Njësoj me vjedhjen dhe shkatërrimin e pasurisë ushtarake disa miliardëshe që u finalizua me Gërdecin. Ndër kohë oficerët që e ruajtën dhe mirë administruan atë, tashmë në pension nuk blenë dot ilaçet për t’u mjekuar sëmundjet koronare.
Prej vitesh në zonën e Marinzës nga ana e koncesionarëve fantazmë, me emra kanadezë etj., janë kryer punime sizmike, kërkuese, prodhuese intensive. Për pasoje është shumëfishuar prodhimi i naftës. Janë shumëfishuar fitimet e të huajve, padrejtësisht në kurriz të shqiptarëve dhe me ndihmën e disa prej tyre e politikanëve. Por asnjëherë nuk është bërë llogari sa duhet të kishte kaluar për shqiptarët. Megjithëse kontrollet, deri shtetërore e kanë dokumentuar këtë. Por në këtë shkrim dua të nënvizoj qëndrimin e drejtuesve kryesor në ekzekutiv, administratë e sidomos të të huajve që shfrytëzojnë barbarisht pasuritë tona .
Ata gënjejnë hapur e pa pikë turpi. Në deklaratat televizive, vënë në dyshim përgjegjësinë për shkatërrimin e shtëpive, pronës, tokës dhe jetës se qytetarëve fatkeq të thjeshtë, punëtorë të Marinzës. Të cilët jetojnë aktualisht në kushte që do të kishin zili jetën e paraardhësve në mesjetë. “Udhëheqësit” aktualë , me që me fjalë kanë për zemër qeverisjen amerikane, le të lexojnë e mësojnë nga veprimet e kësaj qeverie dhe prokurorie në SHBA pas ngjarjes në ujrat e Alaskës. Le të lexojnë punën e koncesionarëve të naftës kineze në vendburimet e Afrikës Qëndrore që shfrytëzohen prej tyre. Ata respektojnë popullatën e vendburimeve, duke u ndërtuar rrugë, hekurudha, spitale e shkolla falas, për të përmirësuar jetën e vendasve. Po ministritë dhe përgjegjësit shqiptarë, pse nuk mbajnë qëndrim, por flasin si gjykatës që sapo janë kthyer nga Marsi, në unison të plotë me të huajt përgjegjës për ngjarjen, duke arritur deri atje, sa të vlerësojnë gazin e helmët shoqërues të naftës së vendburimit si të padëmshëm e gazmor. Po prokuroria e Fierit apo policia pse nuk ndalon specialistët që po punonin në dy sondat e shpimit në atë kohë, e të bllokonin dokumentet teknike. Nga këto veprime ligjore procedurale me siguri do shkohej tek nxjerrja e përgjegjësisë se ngjarjes dhe pse jo dhe te shkaqet e shkaktarët e tërmeteve në atë zonë. Njëkohësisht do të sqarohet dhe një merak tjetër që kjo ngjarje mund të jetë pasojë e krimit të organizuar.
Dëshiroj që motivet e qëndrimit të gabuar që mbajnë drejtuesit kryesorë të shtetit, në dënimin e shkaktarëve të ngjarjes së Marinzës dhe zhdëmtimin e shqiptarëve, të mos kenë të njëjtën arsye me qëndrimin e palejueshëm të vartësve të tyre nga ministria në bazë. Kështu do të sqarohen edhe të huajt që shohin në internet këto pamje skandaloze në mes të një zone të banuar.

Habia me e madhe e dini kush eshte? Heshtja totale e opozites e cila nuk le rast pa share qeverine, per korrupsion e dekriminalizim, ndersa ne kete krim ndaj banoreve te nje zone te tere po hesht.
Pse hesht PD? Kush mund te pergjigjet?
Problemi nuk eshte pse hesht PD sepse kjo dihet,eshte corba qe ajo vete ka pergatitur per popullsine e asaj zone.Po organet qe moren pushtetin pas PD-se pse nuk bene menjehere bllokimin,duke u mbrojtur nga avokate te sprovuar dhe pastaj le t,i mbetej plotesisht PD-se faji.Po ne kete rast faji eshte i te dy paleve,por edhe i nje pale tetrete qe eshte me e fuqishmja,popullit te zones.Asnje minut pune nuk duhej t,i linin te kryhej pa nenshkruar kontrata me ta per sigurine e jetes dhe te prones.Duhen crrenjosur strukturat e korruptuara qe kapercejne hallkat vetem e vetem per ca perfitime individesh,tashme te kamur e te”fuqishem”
Duket te zgjohemi vellezer,qe te mos na neperkembin me!
S`jemi njerez Zoti,as rob zoti,por rob koti.
Ne Kanada takova nje inxhinjer te vjeter te naftes,ish punonjes i institutit te naftes.Punonte ne nje lavazh makinash per te siguruar buken e gojes.
Politika e Berishes dhe e shokut te tij Edvin kthennga emigracioni spiune dhe police por nuk ka nder mend te ktheje specialistet e ekonomise.
Mire eshte qe Rama te jap me koncension dhe keto dhe shpetojme nga hallet.
Miti i rritjes Ekonomike .
Per politiken RRitja eshte bere Imperativ ketegorik .
POR a eshte me te vertet Kjo ajo qe ne kemi
nevoje ? dhe qe permirson Kushtet e jeteses ,
per njerzimin ?
Kur e gjitha kjo ,
sjell konseguenza te renda , Si per kohen ,
Ritmin e jetes , si dhe te ndotjes Ambientit .
Po perse Ekonomia duhet te rritet ??
Ne ekstrem te Sintezes , Kjo nevoje lind nga
Mekanizmi Monedhe — Borxh .
Bankat qendrore krijojne [[ nga Asgje — letra ]]
Bazen monetare , qe nepermjet mekanizmit te njohur
te reserves Frazionare [ ndarje ] ,
duke u shumfishuar tek bankat tregetare ,
………………………………………………………………………………………………………….
Gjithmone leku hidhet ne treg , Ne baze te Kerkesave ,
me Interes ,
Duke ndjkur politoken qe ekonomia te perhapet ,
Pra e pergjthshmja te paguhen interesat ,
Duke ushqyer keshtu Skemen Gjigante te Ponzit
DIKUSH ESHTE I DESTINUAR TE DESHTOJE .
Pra koncepti i Ritjes per RRitjen nuk ka sens .
ç’FARE sensi ka rritja ekonomike , qe per ta Patur ,
duhet te vrasim te tjera qenie Njezore ?
O duke shkateruar ose demtuar shendetin tone ?
Perse duhet te kemi rritje ekonomike , kur nuk kemi
me shume kohe te lire , me pak ndotje Ambientale , dhe jo Lumturi .?
Vetem qe te kemi rritje ekonomike po shkaterojme Planetin ,
duke sakrifikuar jetet tona ,
dhe per gjeneratat qe do te vine mbas nesh .
Per te zgjithur kete problem Mjafton te prodhojme
vetem per aq sa kemi nevoje ,
duke Pare nevojen e pergjithshme ,
dhe jo nevojen e nje sistemi EKONOMIK TE çMENDUR . ,
Qeverisur nga persona
egoist ,
Mioper ,
Parazitar , qe behen gjithmon e me te Uritur per te nxjerre fitime .
Duhet te jemi edhe ne te ndryshojme stilin e jeteses ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Gazet shoqeruse te shtresave naftembajtese jane jo gazet gaztore apo gazmore si i quan Loni i Bankers-it CO apo CO2, por te paret qe dalin jane gazi metan, gazi sulfhidrik, gazet sulfurore, qe qendrojne pezull mbi shtresat e naftes, qe jane te demshme dhe me ere te keqe, kete e pohojne edhe banoret e zones qe thone se ngado ndihet era e keqe ne mjedisin per rreth.
Ndersa ministri jone ia futi akoma me keq se Loni, qe thote se nuk ka probleme ne mjedis, vetem e vetem per t’u thenwe YES pronareve te Bankers-it, ul nivelin e vet, qe duhet thene, se ka nje nivel te admirueshem intelektual, vetem e vetem se duhet thene YES, nuk ka probleme mjedisore.
Me vjen cudi si nuk eshte prononcuar deri tani specialisti i mirfillte i naftes, zoti Maksim Shuli, i cili ka shkruar dy vellime ne lidhje me naften e Mafien e naftes ne Shqiperi.
I nderuar Besnik Shamblli ke te drejte per sa shkruan me larte , sepse ke kaluar vitet me te bukura dhe me energjike ne Fier , duke u marr me problemet e koklavitura te Naftes Shqiptare . por une kam mendim me ndryshe dhe jam me kategorik nga Ju , dhe kerkoj qe kjo pasuri e madhe e popullit te Qarkut te Fierit te mos pasuroj te huajt ne Amerike dhe disa familje te degjeneruara dhe kriminale aty ne Tirane ,ku dhe Ju besnik jetoni aktualisht .
Une i bej thirrje popullit te qarkut te Fierit ,qe te dalin zot vetes dhe gjithe pasurise qe u takon atyre dhe ta administrojne ate . Laxoje me poshte thirrjen .
THIRJE . POPULLIT TE QARKUT TE FIERIT .
Ka ardhur koha qe populli i qarkut te Fierit , dhe sidomos naftetaret , duhet qe te ngrihen dhe te shpallin mevetesine si ne udheheqje dhe ne administrimin e te gjitha resurseve te tokes , nentokes , flores dhe faunes te qarkut . Duhet urgjent te shkeputemi nga banditet e politikes se Tiranes , se pa perjashtim jane hajdut , vagabonda,kriminela dhe te pa moralshem , sa qe e kane kthyer te gjithe teritorin e Shqiperise ,ne vilajetin e tyre . Duhet qe populli i qarkut te Fierit ,te bojkotoje te gjitha kandidaturat qe shpallin partite politike te Tiranes se degjeneruar , dhe ne kunderpergjigje te nxjerri bijte e vete , te cilet te jene te ndershem , te drejte , human , dhe te pa pajtueshem me menyren e drejtimit te ketyre 25 vjeteve , qe kane shkaterruar gjithecka qe nga themelet , ne te gjitha fushat e prodhimit te te mirave materiale .
Populli i qarkut te Fierit , qe permbledh popullsine e Lushnjes , Divjakes , Fierit , Levanit , Cakranit , Ballshit dhe Roskovecit , duhet qe urgjentisht te bojkotojne derdhjen e detyrimeve tatimore ne llogarite e tatimeve per llogari te qeverise te Tiranes se degjeneruar dhe hipokrite . Populli i qarkut te Fierit ,duhet urgjentisht te ngrihet dhe te zhvilloj referendumin e shkeputjes nga administrimi i Tiranes . Duhet urgjent te mos pranoj marrjen borxh te kapitaleve financiare nga bankat e botes , ku e shpallin se i duan per te permiresuar jeten e popullit , por ne te vertete eshte krejt ndryshe , marrin borxhe per te zhvilluar korrupsionin dhe vjedhjet ne favor te xhepave dhe llogarive te tyre . Shancet jane tani me rastin e zgjedhjeve per pushtetin lokal , populli apo votuesit e qarkut te Fierit duhen te zgjedhin individet me sa me shume integritet dhe te jene te vendosur per te administruar pasurite dhe resurset e ketij qarku, duke kundershtuar ne menyre kategorike menyren e administrimit te Tiranes se degjeneruar.
Populli i qarkut te Fierit duhet qe urgjentisht te ngrihet dhe te administroj pasurine qe na e ka dhuruar natyra , por qe aktualisht po na e vjedh Tirana e degjeneruar me perfaqesuesit e saj , gangestere , kriminela , hajdute , sic jane Fatos Nano , Ylli Bufi , Kastriot Islami , Sali Berisha , Edi Rama , Aleksander Meksi , Ilir Meta , Bashkim Fino , e shume e shume te tjere , qe aktualisht e konsiderojne popullin e qarkut te Fierit si skllever te tyre dhe qe i genjejne me ca para ose me nga nje thes me miell dhe u rrembejne votat sipas planeve qe ata bejne ne zyrat e degjeneruare te Tiranes .
Qarku i Fierit , ka pasuri natyrore , si nafta , gazi metan ,qe jane paresore , disponon fusha nga me pjelloret ne Ballkan , pyje , kullota , lumenj dhe bregdetin e Adriatikut . Duhet qe populli i qarkut te Fierit duhet te ngrihet dhe te anulloj me referendum popullor te gjitha koncesionet qe jane firmosur deri me sot , per naftenxjerrjen si dhe te anulloj te gjitha privatizimet , si ajo e rafinerive te naftes qe iadministron krimineli Sali Berisha nepermjet Rezart Tacit . Pasuria e qarkut te Fierit duhet te administrohet nga pushteti lokal , sic jane bashkite dhe komunat e ketij qarku , ne menyre te punesimit te popullit sipas profesioneve qe kerkohen .
Te nderuar , banor te qarkut te Fierit, po nuk u ngritet dhe te merrni ne dore fatet e familjeve tuaja , femijeve tuaj , bashkeqytetareve ,apo bashke fshatareve tuaj , mos prisni te rregulloheni nga te pa pergjegjeshmit te Tiranes, te cilet e kane cuar borxhin publik ne mbi 10 miljard Euro , qe i duhen ti shlyej populli shqiptar ,ne disa breza , pra dhe sterniperit tane do lindin me borxhe ne kurriz , nga i cili nuk do ta ngreme koken kurre . Ndergjegjsohuni sa me shpejte dhe bojkotoni administraten e Tiranes me administratoret e degjeneruar dhe kriminela ,te cilet nuk po ngopen me para dhe as me gjakun e popullit shqiptar .