Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Në këtë jubile të lavdishëm të 70-vjetorit të çlirimit të atdheut, shqiptarët kanë veshur petkun festiv. Kudo sundon atmosfera festive. Për çudi opozita jonë që është shndërruar në një ogurzezë, po bën thirrje për protesta e mitingje. Pse more vëllezër opozitarë, ne nuk do të festojmë, nuk do të përkujtojmë ata që dhanë jetën e tyre për çlirimin e këtij atdheu? Kush jeni more zotërinj që kërkoni të na turpëroni në sytë e Europës dhe botës? Kundër kujt të protestojmë?! Ne shqiptarët vërtet do dalim në shesh, por kësaj radhe jo për të protestuar siç thoni dhe dëshironi ju. Ne do të dalim në sheshet dhe bulevardet tona me lule e me flamurin tonë kombëtar për të përkujtuar dhe festuar ditën e çlirimit të Shqipërisë. Nëse ju e keni humbur kujtesën, po jua shpjegojmë ne: Kemi jubileun e 70 të çlirimit. Po të jeni edhe ju shqiptarë, ejani bashkohuni me ne. Mos u bëni gazi i botës. Nga Prengë Pjetri
