Dy shqiptarë dhe 2 lituanë u arrestuan në Piza të Italisë, pasi në dy automjetet me të cilat ata udhëtonin njëri pas tjetrit, një kamion dhe një makinë shoqëruese, u sekuestruan 37 kilogramë kokainë, me vlerë tregu 3.5 milionë euro.
Mediat italiane raportojnë se ata dëshmuan shqetësim pasi u ndaluan për kontroll rutinë dhe pas kësaj u përdorën qentë antidrogë që zbuluan ngarkesën.
Veç sasisë së madhe të kokainës, u sekuestruan edhe 46,500 euro kesh, si dhe një pistoletë.
h.b/dita

Politikane hajdute
Populli në krim
Ah Enver ku je