Shqiptarët kthejnë kështjellën mesjetare italiane në plantacion marihuane

Elton Tafaruci

Policia italiane arrestoi tre shqiptarë të cilët kishin mbjellur marihuanë në një kështjellë të braktisur e cila ishte në pronësi të provincës Forlì-Cesena në Sotcana.

Ndërtesa e madhe ishte trashëgimi e Giuseppe Pedriali më shumë se 20 vite më parë, ndërsa së fundi ishte kthyer në plantacion për kultivimin e lëndëve narkotike.

Policia italiane gjeti dy dhoma të “blinduara”, të cilat kishin sistem ujitës, ajër të kondicionuar, llamba përkatëse halogjen dhe sistem ventilimi. Një dhomë tjetër përdorej si depo për mbledhjen e ujit.

Pasi policia hyri në plantacion gjeti 550 bimë me një lartë 1.80 cm secila. Në fakt, hyrja në zonë u bë krejt rastësisht pas kërkimeve për një qen të kequshqyer.

Era e rëndë e marijuanës ngriti dyshimet për praninë e drogës. Më vonë, tre shqiptarë mbërritën me një automjet, përkatësisht të moshës 25, 27 dhe 48 vjeç, të gjithë banues në krahinën e Firences.

Tre shqiptarët janë përpjekur të justifikohen, duke thënë se kishin mbjellë bar.

Ata u arrestuan nga policia për kultivim të drogës, abuzimit me kafshët, pushtim të pronave dhe ndërtesave si dhe vjedhje të energjisë elektrike.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *