Zjarri shkatërrimtar që goditi dje Katedralen e famshme Notrë Dame të Parisit, solli reagime emocionale në mbarë botën.
Ndonëse në esencë një objekt fetar, bukuria e madhështia arkitekturale, lidhja me ngjarje të mëdha historike, vendi në vepra letrare, filma e vepra të mëdha artistike, lidhjet me Parisin, kujtime personale e shumë arsye të tjera kanë ndikuar që ta bëjnë atë një ikonë të civilizimit perëndimor, apo një simbol mbarëbotëror.
Shumë shqiptarë e amerikanë ashtu si njerëz në mbarë botën komentuan ngjarjen e shumë prej tyre botuan e ribotuan kujtime kolektive e personale, historike e intime, të lidhura me Katedralen e famshme.
Në këtë kuadër, ia vlen të kujtojmë një moment të caktuar në histori, kur shqiptarë nga e gjithë bota u mblodhën në Notrë Dame për një meshë historike.
Ngjarja ndodhi, 39-vjet më parë, në 6 maj 1980, kur qyteti i Parisit nderoi Heroin Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeun duke emërtuar një shesh me emrin e tij.
At Sofron Prence, murgu i shquar arbëresh udhëhoqi meshën e madhe. Kori i famshëm i vajzave arbëreshe nga Siçilia, që kishin mahnitur Parisin me kostumet e tyre, kënduan nën drejtimin e At Sotirit.
Sipas “Buletinit Katolik Shqiptar”, në meshë merrte pjesë edhe Kardinali i Parisit si dhe figura të njohura zyrtare e fetare franceze.
Meritën më të madhe që një shesh në Paris mori emrin e heroit tonë kombëtar e kishte Lec Shllaku, gazetar dhe redaktor i gazetës “Koha Jonë”.
Kryetari i Bashkisë së Parisit në atë kohë, ishte njeriu që do të bëhej një ditë President i Francës, Zhak Shirak (Jacques Chirac).
Në fakt, një numër i gazetës “Koha Jone” e vitit 1982, i fotografuar këtu, tregon se vendimi për emërtimin kishte qenë një kurorëzim i një pune gati 10-vjeçare, e nisur me sa duket që në 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Vendimi zyrtar u mor nga Këshilli Bashkiak i Parisit, në 10 korrik 1978. Datat e ceremonive për nderimin e ikonës historike shqiptare u caktua 6-7 maji i vitit 1980.
Në këto data, qindra shqiptarë udhëtuan nga vende të ndryshme të Evropës si dhe nga SHBA për të marrë pjesë në ngjarjen e madhe.
“Koha e Jonë” shkruan se ditët e festës filluan me mbërritjen e arbëreshëve nga Piana degli Albanesi në Itali, e mbaruan me një gosti zyrtare në mbrëmjen e 7 marsit.
Është një kujtim i bukur shqiptar, në paradën e kujtimeve nga e gjithë bota, kushtuar Katedrales që pavarësisht prej zjarrit të tmerrshëm, duket se ka mbijetuar, do të riparohet në kohë, e do të vazhdojë të frymëzojë e zbukurojë Parisin.
b.b/dita

Ndoshta keni harruar qe gazeta “Koha Jone” ka qene organ i Komitetit te Partise se rrethit te Lezhes.
Si duket keni probleme me arterio sklerozen…
Vendimi për emërtimin kishte qenë një kurorëzim i një pune gati 10-vjeçare, e nisur me sa duket që në 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.Kush kishte punuar nja dhjete vjete..?
Koha jone ishte financuar nga Zotni Ndreu nga Roma e nuk ka asgje me gazeten tuaj.
edhe Leç Shllaku ishte redaktor.kjo gazeta ka bashkuar gjithe shqiptaret e diaspores.
LeçSjllaku e Skender Zogu ishin ato qe u munduan 10 vjete deri ne vendimin per nje place Skenderbeg ne Paris, shesh qe nuk u inauguruar kur zyrtarisht sepse protestoj ambasada shqiptare per kete veper armiqsore , po u inauguruar nga shqiptaret qe marshuan aty .
Mesha ne Notre Dame mblodhi shqiptaret te tri fejeve aty , ishte edhe vellau i Nenes Teresze Lazari , edhe zoja nermine Vlora e shume te tjere, plus une!
Kristianizme-feja e lirise, barazise, drejtesise dhe dashurise se njeriut per njeriun, eshte e sotmja dhe e ardhmja paqesore e njerezimit ne mbare globin tokesor!
Edhe e inkuzicionit, Shen Bartolemeut, dhe kolonializmit. E kam fjalen per katoliçizmin.