Shqiptarët, me arsim jocilësor

anazapta

Shoqëria civile reagon ndaj cilësisë së arsimit në vend që e rendisin në nivelet më të ulëta se sa vendet e rajonit

Pavarësisht arritjeve të deklaruara, shqiptarët raportojnë nivel të ulët arsimor krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Shoqëria civile ka reaguar dje ndaj nivelit të ulët arsimor që kanë shqiptarët. Duke prezantuar gjetjet e studimit të kryer mbi këtë fenomen, studimi vë në dukje se shqiptarët kanë nivel të ulët arsimor në ciklin e studimeve të mesme dhe atyre të larta. Studimi me titullin “Rinia Shqiptare, Problemi apo Investimi i Shkëlqyer”, vë në dukje se krahasuar me vendet e  rajonit, Shqipëria ka nivel më të ulët të arsimit të mesëm dhe atij të lartë, ndërkohë që arsimi fillor dhe ai bazë janë në nivele më të mira.

Shifrat tregojnë se rreth 10  për qind e të rinjve ndjekin arsimin e lartë, ndërsa 30  për qind atë të mesëm dhe 60 për qind atë fillor e bazë. Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, Shqipëria vazhdon të vuajë nga një normë e ulët e përfshirjes në arsim në të gjitha nivelet e arsimit. Këto nivele janë më të ulta krahasuar jo vetëm me vendet e BE-së apo OECD-së, por dhe me vendet e rajonit. Gjithashtu, studimi flet edhe për një situatë jo të mirë lidhur me punësimin e të rinjve të diplomuar në vend.

“Të rinjtë shqiptarë gjithashtu vuajnë nga nivele shumë të ulta të punësimit. Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë viteve të fundit shkalla e punësimit tek të rinjtë ka pasuar rënie në mënyrë të vazhdueshme. Kjo rënie e punësimit peshon në mënyrë shpërpjesëtimore tek të rinjtë. Pra, rënia e nivelit të punësimit ka ndikuar më shumë tek të rinjtë sesa te grupmoshat e tjera.

“Gjithashtu vërehet se Shqipëria ka një problem madhor me nivelin e kualifikimit të forcës së punës.Të dhënat tregojnë se nga viti 2007 deri në 2010 nuk ka pasur një rritje të nivelit të punësimit të të rinjve në Shqipëri”, detajohet në studim. Grafiku i  mëposhtëm mbi arritjet në arsim na tregon se Shqipëria ka numrin më të lartë të personave që kanë mbaruar vetëm arsimin fillor dhe më të ultin të atyre që kanë mbaruar arsimin e mesëm e të lartë.

grafiku

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *