Shqiptarët, sipas një raportit të Bankës Botërore, kanë diversitet të lartë gjuhësor, pavarësisht se gjuha zyrtare në vend është shqipja, vetëm një.
Ndryshe nga vendet e ndryshme që kanë shumë gjuhe zyrtare, si dhe bashkë me to, veçori të tjera, BB thekson se probabiliteti që dy njerëz të zgjedhur rastësisht të flasin gjuhë të ndryshme, është në nivele mesatare.
Ndryshe, nga vende si Kenia në Afrikë që ky probabilitet është i lartë, duke marrë në konsideratë morinë e gjuhëve që zotërojnë dhe sërish ndryshe, nga vendet e Amerikës Latine, që kanë probabilitet të ulët.
Një pikë që theksohet për vende si Shqipëria, është se në komunitetet me një grup dominues gjuhësor, zgjedhja e asaj gjuhe për mësimin e gjuhës amtare mund të margjinalizojë fëmijët e pakicave.
