Shqiptarët “negativë” në testin antidoping, Briken Çalja konfirmohet nënkampion bote në peshëngritje

Ornela

Briken Çalja është konfirmuar nënkampion bote në peshëngritje. Këtë të enjte dolën rezultatet e testeve antidoping të kryera pas Botërorit të Peshëngritjes, të mbajtur në Tashkent të Uzbekistanit në fillim të këtij muaji.

Lajmi i mirë është që të gjithë sportistët shqiptarë rezultuan negativë në këto testet antidoping. Një fakt i tillë, i konfirmon Briken Çaljas të tre medaljet e fituara në këtë kampionat Botëror.

Peshëngritësi shqiptar garoi në peshën deri në 73 kg në këtë kampionat, ku fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes me 156 kg të ngritura, ndërsa në stilin e shtytjes dhe dygarësh fitoi medaljen e argjendtë me 186 kg në shtytje dhe 342 kg në dygarësh.

Vlen të kujtohet se Briken Çalja në Lojërat Olimpike të Tokios vetëm për 1 kg në dygarësh humbi medaljen e bronztë që do të ishte një rezultat historik për peshëngritjen shqiptare për sa u përket olimpikeve.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Mashtruesit,hajdutet,kriminelet,vetem ne Shqiperi vleresohen,bejne emer,behen edhe kryeministra presidente,,derisa bota Demokratike t`i vulose me NON GRATA.
    Kete mode shqiptare e pervetesuan edhe disa peshengrites,qe kujtuan se u be deti kos me doping.Te gjithe deshtuan,Humben si shurra pules.Mbeti vetem i ndershmi Briken Calja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *