Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera, në një intervistë televizive tha se krijimi i SPAK është një lajm i mirë, ndërsa procesi i Vettingut ka ende 600 dosje në përpunim.
Calavera thotë se përgjegjës për këtë proces janë të gjitha institucionet.
“Është e qartë që ky institucion do të jetë themelor për Shqipërinë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Pra, ky është një lajm shumë i mirë, deri tani” – thotë ajo për SPAK-un e sapokrijuar.
E pyetur për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese, Cavalera pranon se situata është shqetësuese.
“Në situatën ku jemi sot, me një konflikt interpretimi për metodologjinë e emërimit, është një konflikt shumë serioz dhe prandaj Bashkimi Evropian ka kërkuar që në mënyrë që të kapërcehet ngërçi, zyrave të mira të Këshillit të Evropës, Komisionit të Venecias,t’i kërkohet të vijnë që t’i ndihmojnë palët ta kapërcejnë këtë ngërç”.
Shefja e ONM, e cila nuk shfaqet shumë shpesh në media pranon se e dinte prej fillimit që Vetingu do ishte proces i vështirë:
“Mund t’ju them se të gjithë prisnim që ky do të ishte një proces i vështirë, shumë kërkues, por të gjithë e dinim që kjo ishte diçka që populli shqiptar po e kërkonte. Ai donte të shihte shtetin ligjor, donte të rifitonte besimin te gjyqësori. Ndaj ndonëse e dinim që nuk do të ishte një proces i thjeshtë, jam shumë e lumtur që Bashkimi Evropian mund të kontribuojë për të. Dhe po ju them edhe një herë, sigurisht jemi në një situatë kur duhet ta përsërisim vazhdimisht, t’ua kujtojmë të gjithë shqiptarëve, se nuk duhet t’i lejojnë liderët, politikanët dhe institucionet e tyre që të mos kontribuojnë për t’u siguruar që ky proces të jetë i suksesshëm”.
Duke folur mbi ecurinë e procesit të Vetingut, Cavalera thotë:
“Mund t’ju them se është një proces shumë gjithëpërfshirës, shumë intensiv, por edhe një proces kompleks që kërkon një investim shumë të rëndësishëm nga institucionet e Vetingut. Ata po punojnë me shumë përkushtim dhe sigurisht po punojnë nën mbikëqyrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët kam kënaqësinë t’i drejtoj si Shefe e Zyrës së ONM-së.
Deri më tani, institucionet kanë arritur të rivlerësojnë 200 prokurorë dhe është e qartë se disa prej tyre kanë dhënë dorëheqjen në këtë proces ose janë tërhequr. Shumica e largimeve nga detyra kanë ndodhur për shkak të faktit se magjistratët nuk kanë mundur t’i justifikojnë pasuritë që kanë pasur në llogaritë e tyre. Por kemi ende shumë punë përpara. Janë rreth 600 dosje të tjera që duhen përpunuar. Kjo është një punë shumë e vështirë dhe sfiduese.
Megjithatë, unë kam shumë besim se institucionet kanë fituar shumë më tepër përvojë tani se si të procedojnë dhe do të bëjnë gjithçka që është e mundur që të sigurohen që të gjitha këto raste të përpunohen brenda afateve ligjore të vendosura në Kushtetutë. Por më lejoni të them diçka që është shumë e rëndësishme. Nuk janë vetëm institucionet e vetingut përgjegjëse për këtë. Kjo duhet të jetë një përparësi kryesore kombëtare, përparësi për të gjitha institucionet. Dhe janë shumë prej tyre që duhet të kontribuojnë në këtë proces. Nuk ka asnjë justifikim për të gjitha institucionet e tjera që duhet të sigurojnë mbështetje që të mos e bëjnë këtë me shpejtësi, shumë intensivisht, dhe nuk ka justifikim për bllokime apo pengesa në proces”.
j.l. / dita

Oj zonje e nderuar a e dini ju se ne Shqiperi dhe ne gjith Ballkanin sejcila shtepi ka nji hajdute,ose nji kriminel,ose nji te koruptuar,pra populli nuk i ka forcat per ta ndaluar edhe ne te kaluaren,edhe ne te ardhmen nuk dote kete fuqin qe ta ndalon por fajin e ka pak edhe perendimi me nji pune demagogjike kurse ata dote vendosin demokracine ne Ballkan gje qe kure ska ekzistuar dhe kure zdo te ekzistoj,dhe kete sistem e quaj diktatura moderne e perkthyer qe quhet sot demokraci.
Gruaja (Genoveva Ruiz Calavera) është budalla: kurrë nuk ka punuar në një kompani, ka studiuar filologji, domethënë gjuhë. Ky është ish-ambasadori krejtësisht budalla, identik budalla nga Gjermania: Susanne Schütz dhe Zonja Kroate e Korrupsionit, ose Mogherini. Ndërkombëtar dërgon vetëm mahnitësit dhe më të korruptuarit, në ambasada shumë të mëdha dhe jashtë vendit për të bërë biznes me Georg Soros. Falsifikimi i zgjedhjeve për partnerë kriminelë dhe Georg Soros është normal, ju doni të bëni biznes privatizimi në cirkun e mashtrimit. Një klub idiotësh është ai! Edi Rama, është kudo me kriminelë në lokalitetet në ndërtesa pa leje, që është sistem. Sait Fishta, Bledi Shuapi, Gjergi Luca (Qyteti i peshkut) dhe njeh vetëm kriminelët 20 vjet më parë. Njihet mirë si shef droge, pastrim parash shumë kohë më parë dhe plaçkitje vjedhjesh, siç janë Ilir Meta, Salih Berisha
Shqiptaret ? Per cilet shqiptare e keni fjalen ? Per ata qe nuk dijne te organizohen dhe protestojne per gjithe keto krime mashtrime dhe korrupsion nga po te njejtat fytyra te ndyra qe prej 30 vitesh e kane dhunuar dhe plackitue kete popull dhe kete vend. Emrat dihen sali berisha, fatos nano, ilir meta, edvin rama, lulush basha, monika kryemodhi, e te tjere peshq politikane. E vetmja menyre eshte qe ne ekipin e spak te kete edhe prokurore nga shba dhe europa ne te kundert keta kriminele do bejne gjithcka qe ta sabotojne spak. Dhe e dyta a ka mundesi qe edhe ju ti pengoni levizjen e lire ketyre krimineleve ne menyre qe ketij populli te pergjumur ti jepni me kuptuar se cilet jane ata qe nuk duhet te flasin dhe perfaqesojne popullin dhe interesat kombetare. Vetem keshtu spak do kete mbeshtetjen dhe kurajon per te goditur keta kriminele dhe hajdute
Tall menderen me ne mire ben…edhe pas 107 vite shtet…jemi ne vitin zero….nese do ishit dashamires ndaj ketij populli infatil duhet ta merrnit nen protectorate…administrata e te cilit ne nivel siperor te mos kishte asnje shqiptar…vetem keshtu mbase do te kishte nje shans per funksionim te shtetit…gjithshka tjeter eshte mashtrim….
Vetem nje gjygj si i Nyrenbergut te Gjermanise mund te kete sukses perndryshe ky Veting eshte genjeshtra e radhes.Persa i perket popullit dy komentuesit e pare e thone kete.
DITA,BRAVO PER INTERVISTEN E RRALLE TE ZONJES.
-ZONJA KALAVERA DUHET TE FLASI ME EMER KUSH E KA PENGUAR E PENGON R.DREHTESI.
-BOLL MĒ ME “X”,”Y”.EUROPA DHE SHBA DUHET TU ÇJERR MASKEN 30 VJEÇARVE NE POLITIKE QE KAN DEMTUAR VENDIN.
-DHE KUR KA FRIKE BE+SHBA-ÇMUND TE BEJE NJE POPULL I THJESHTE PA FORCE GODITESE LIGJORE..!?
-ZONJE:SPAKU ESHTE E KAPUR QE TANIME NGA POLITIKA DERISA VOTOHET PREJ TYRE E BETOHET TEK POLITIKA.
-SPAKU ESHTE E NJEJTA ÇORBE E 1992.
-ATA KAN ZGJEDHUR NJERI-JATRIN.
-NUK MUND TE FIRMOSI KUSH PER ARRESTIMIN E KOKAVE TE KRIMIT NE SHQIPERI.
-POPULLI I DI KUSH JANE.PO MBAN SHENIM.DHE DO I VERI NOTEN..JO ME SPAKUT POR SHBA+BE+ONM QE DREJTOJNE VETINGUN ME SHUME JAVASHLLEK.
-600 DOSJET DO KERKOJNE DHE 5-6 VJET SIPAS JUSH..!!
-SPAKU I KA DOSJET ATY.SE PARI TE GJYKOI LOBIMIN RUS TE LUL SALIUT QE U DOGJ VENDI.MANDEJ 21 JANARI,RR. E KOMBIT,ÇEZ.KA SHUME..!
hahahahaha pellazgu ETHEM!
Mund te ket shpres me kete nivel pallazgjie qe ke ti?
Nuk eshte problemi te shqiptarët o shqiptare….
Shqipëria ka 100 vjet që vuan nga mos pjesëmarrja e AKADEMIKËVE nëpër institucione DHE DREJTIMIN E VENDIT dhe i ka hapur rruge për 100 vjet INJORANTËVE!!!
“Shefe’, kuklla e ONM!
Ne cirko-votime moren pjes 8% e popullsis. Ku eshte legjitimiteti I sistemit dhe qeveris dhe parlamentit dhe…
jane perjashtuar nga vetingu se nuk justifikojne pasurite!!! po pse nuk konfiskohen pasurite e fituara ne menyre hajdute??????? por ti heqi vetingu dhe te hane ato qe kane vjedhur rehat rehat… kjo eshte nje vrime ne uje! nese ky eshte vetingu!