Çmimet e ushqimeve të shportës për çdo familje shqiptare kanë ardhur me rritje.
Duke filluar nga bulmeti ku prodhuesit janë shprehur se arsyet e rritjes janë ndryshimi i çmimit të plastikës nga vendet furnizuese dhe shtrenjtimi i çmimit të energjisë deri tek zarzavatet që justifikohen me prodhimin e pakët.
Bar-restorantet gjithashtu kanë filluar rritjen e çmimeve për të përballuar humbjet e shkaktuara nga COVIDI.
Të gjitha këto po bëjnë që njerëzit të konsumojnë më pak. Këtë na e konfirmojnë edhe tregtarët.
Profesori i ekonomisë, Klodian Muço shprehet se njerëzit pa rritjen e pagave mund të vazhdojnë tendencën drejt varfërisë.
Konsumi i ulët i qytetarëve është konfirmuar edhe nga INSTAT, që raportoi se në Qershor inflacioni ishte më i ulët se në Maj.
e.r/dita

eshte gje shume e mire per nje trup te shendetshem.
Nga njera ane thuhet qe jane rritur cmimet, nga ana tjeter thuhet qe inflacioni “ka pesuar renie”… a mund te na e shpjegoni pak ju lutem? Ekonomikisht, kur rriten cmimet, do te thote qe inflacioni rritet (dhe jo ulet). Faleminderit!
Cështë kjo analiz idjote.