Shqiptarët s’do të lejohen të hyjnë në Belgjikë pa para

Elton Tafaruci

“Shtetasit shqiptarë nuk duhet të tentojnë të hyjnë në Belgjikë pa mjetet e nevojshme financiare për qëndrim, pasi do t’u mohohet hyrja.”

Deklarata është bërë sot nga Sekretari i Shtetit belg për Azilin dhe Emigracionin, Theo Francken, që në krye të një delegacioni ka vizituar Tiranën.

Në takimin që patën me Zv/ministren Elona Gjebrea, palët përshendetën dhe vlerësuan bashkëpunimin mes dy qeverive në çështjet e azilkërkuesve dhe migracionit dhe ranë dakort në fuqizimin e këtij bashkëpunimi, nëpërmjet shkëmbimit të mëtejshëm të informacionit.

Gjebrea tha se “së shpjeti do të fillojë një fushatë verore intensive për ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptare në kuadër të lëvizjes së lirë me viza dhe shpjegimin e sanksioneve përkatëse në rast abuzimi.”

Ndërsa Sekretari i Shtetit Francken theksoi se shtetasit shqiptarë nuk duhet të tentojnë të hyjnë në Belgjikë, pa mjetet e nevojshme financiare për qëndrim, pasi do t’u mohohet hyrja dhe shtoi se shtetasit që do të kërkojnë azil do të perballen me një refuzim të menjëhershëm, si edhe penalizime të forta deri në ndalim hyrje në 8 vjet në zonën Shengen.

 

Gjebrea 2

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *