A po iu rikthehemi ne shqiptarët biçikletave?

DITA Online
Cikliste, duke pedaluar ne sheshin Skenderbej, me moton "Liro korsine e Bicikletave", te organizuar nga Ecovolis, ku kane kerkuar shtimin e korsive per bicikletat dhe rrespektimin e ketyre korsive nga automjetet.

 

Sipas Gerti Dumës, menaxher në një nga kompanitë që tregton biçikleta, kërkesa për biçikleta është dyfishuar në dy vitet e fundit.

Edhe Enedi Mato, nga Ecovolis, që merret me tregtimin e biçikletave të vjetra, por edhe dhurimin e tyre me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për përdorim, tregon se ka një tendencë në rënie të kërkesës për biçikleta të përdorura dhe në rritje për biçikletat e reja.

Aktualisht, qyteti i Tiranës numëron afërsisht 20 mijë pedalues, të cilët e përdorin thuajse përditë biçikletën, ndërkohë që numri i tyre ishte shumë më i ulët para pesë viteve.

Por numri i çiklistëve të kryeqytetit nuk është aty ku dëshirohet, megjithëse trendet janë optimiste.

Aktorët e tregut thonë se dy prej arsyeve kryesore që shumë banorë të Tiranës po shkojnë drejt biçikletës janë trafiku i rënduar dhe vështirësia për të gjetur një vend parkimi në kryeqytet.

Biçikletat kineze pushtojnë tregun

Sipas të dhënave, në 2016-n, importet e biçikletave dhe mjeteve jo motorike kapën vlerën e 1 milion dollarëve, me një rritje prej 12% krahasuar me një vit më parë.

Në çdo pesë biçikleta të importuara në Shqipëri, katër vijnë nga Kina, ndërsa pjesa tjetër vjen kryesisht nga Italia (rreth 12% e totalit të importit) dhe nga Gjermania (3% e totalit).

BE-ja importoi 2 mln biçikleta gjatë 2016-s

Numri i importeve dhe eksporteve i biçikletave është rritur ndjeshëm brenda dhe jashtë BE-së në pesë vitet e fundit. Sipas Eurostat, në 2012-n, numri i biçikletave të eksportuara nga BE-ja ishte 209 mijë, ndërsa në vitin 2016, nga të dhënat e eksporteve, raportoheshin 830 mijë biçikleta të eksportuara. Edhe numri i importit të biçikletave ka pasur rritje të ndjeshme. Në 2012-n, numri i biçikletave në BE ishte në nivelin e 550 mijë, ndërsa në 2016-n, kjo shifër arriti në thuajse 2 milionë.

Një në tre biçikleta, nga Gjermania

Gjermania eksportoi 240 mijë biçikleta në 2016-n, duke përfaqësuar rreth 29% të totalit të eksporteve në BE. Kjo bën që Gjermania të listohet si eksportuesi më i madh i biçikletave nga të gjithë vendet anëtare të BE-së. E dyta renditet Belgjika me 170 mijë biçikleta (20% e totalit të eksporteve), Holanda me 100 mijë biçikleta apo 12% e eksporteve, Rumania me 82 mijë apo 10% të eksporteve dhe Republika Çeke me 57 mijë apo 7% e totalit.

Nëntë nga dhjetë biçikleta u eksportuan nga vendet e tjera të Bashkimit Europian. Zvicra ishte destinacioni kryesor për biçikletat e eksportuara në vendet jo anëtare të BE-së (31,500 biçikleta u eksportuan gjatë 2016-s, apo 44% e eksporteve të biçikletave jashtë BE-së, pasuar nga Japonia (15 mijë, 21%), Australia dhe Shtetet e Bashkuara (2,300, 3%), Kina (1,200 mijë, 2%), Kanadaja (1,100, 2%) dhe Zelanda e Re (1070, 1%).

Nga ana tjetër, më shumë se gjysma e importeve kishin si destinacion dy vendet anëtare të BE-së, Gjermaninë (560 mijë apo 28% të totalit të importeve) dhe Holandën (me 52 mijë apo 26% e importeve). Këto vende renditeshin dhe më para se Belgjika me 250 mijë apo 13% e totalit të importeve, Franca me 175 mijë apo 9% e importeve, Mbretëria e Bashkuara, 130 mijë apo 7% dhe Italia, 110 mijë apo 5%.

Në çdo 5 importe nga jashtë BE-së, 4 vijnë nga Kina

1.2 milionë biçikleta u importuan në BE nga vendet jo anëtare, duke përfaqësuar kështu 60% të totalit të numrit të biçikletave nga BE-ja. Kina, deri më tani, është vendi i parë i origjinës për këto importe, me rreth 932 mijë, apo 79% e totalit të të gjithë importeve nga jashtë BE-së, ndjekur nga Vietnami me 79 mijë apo 7% e totalit, Hong-Kongu me 37 mijë e totalit dhe Zvicra 30 mijë apo 2.5%./Monitor/

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *