Shqiptarët kanë udhëtuar më pak në muajt e parë të vitit 2013 duke cuar në punë të kufizuar të kompanive të transportit ajror dhe agjencive të udhëtimit. Të dhënat bëhen të ditura nga INSTAT, ku i vetmi tregues pozitiv është shënuar për transportin detar, për shkak kjo të cmimeve favorizuese. Kështu për transportin ajror shifra e afarizmit e vlerësuar me çmime korente ka shënuar ulje prej 0.5 për qind në tremujorin e parë 2013 ndaj tremujorit e parë 2012. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës ky tregues është ulur 11.8 për qind. Për agjencitë e udhëtimit shifra e afarizmit është ulur me 9.7 për qind në tremujorin e parë 2013 krahasuar me tremujorin e parë 2012. Ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është rritur 2.2 për qind. Shifra e afarizmit në transportin hekurudhor e vlerësuar me çmime korente ka shënuar rritje prej 12.1 përqind në tremujorin e parë 2013 krahasuar me tremujorin e parë 2012 ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës ky tregues është ulur 23.1 përqind. E kundërta ka ndidhur me transportin detar ku shifra e afarizmit e vlerësuar me çmime korente është rritur 23.9 përqind krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është rritur 0.9 përqind.
