Popullit nuk i plas b…. fare ça mendon Berisha për Fylen – thotë Andi

anazapta

Në një prej plateve të debateve politike në mediat shqiptare, me të ashtuquajtur analistë të cilët janë bërë anekdotikë duke u shfaqur brenda një dite në disa studio njëherësh, përveçse ka ndodhur një kacafytje me fjalë mes njërit prej tyre e moderatorit, ka patur dhe një shprehi të pazakontë nga Andi Bejtja, gazetar i njohur e komentator politik, i cili një moment, ka hequr “dorashkat” duke i thënë ca gjëra mëse popullorçe: “Popullit nuk i plas b….se ç`thotë Berisha për Fylen apo Fyle për Berishën. Popullit nuk i plas b…. as për Europën!” Dhe vërtet, a na plas shumë për Europën?! Gazetari Bejtja ka thënë diçka tejet serioze, e deri diku ka bërë mirë që e ka thënë aq troç.

Raporti ynë më Europën është dhe miti i ri i ndërtuar në post-komunizëm, me një metodologji populiste tëpke komuniste, si duket për një inerci që vazhdon ende të jetë aktive në mënyrën tonë të të menduarit. Në këtë mit, ku kryesor është fakti se qenkeshim europianë të natyrshëm (!!!), ka zënë vend dhe tjetri se ne dërrmueshëm duam integrimin në Europë. Kjo e dyta është e vërtetë, por nuk nuk vjen për shkak të një vetëdijeje të lartë tonën. Eshtë një thjeshtë një “po” pa asnjë filtër kritik, buruar nga një vizion gjysmak mbi të qënit të integruar në Europë. Krejt e shpjegueshme kjo derisa as politika nuk e ka patur me gjithë mend integrimin, por e ka shfrytëzuar si kartë të lojës politike. A nuk mjafton realiteti ynë i përditshëm, me argumente kokëforta e krejt të qarta për këtë fakt, ku nuk ka asgjë europiane, me në krye vetë politikën?!

Deri më tani, Europa tek ne është një truk, një sajesë, një “sikur”, një vizion i çalë ku mënyra shqiptare e të menduarit është më e fortë se çdo ëndërr perëndimore. Vihet re kjo dhe në jetën sociale se sa pak Europë ka në të, paradoksalisht. Paradoksalisht, sepse edhe pas 23 vjetësh të pikëtakuar me Europën, emancipimin dhe qytetërimin e saj, as në jetën publike e as në atë politike, nuk ndihet kjo hapje, ky pikëtakim, një përvojë e marrë që andej, një leksion me efekt ndërgjegjësues. Sociologjikisht ne jemi po aq “barbarë” sa në kushte izolacioni. Nëse vërtet do na plaste b….për Europën – nëse huazojmë shprehjen turpe të Bejtjes – do kishim arritur të ndërtonim ca copëza të saj në gjithë këto vite.

DEBATI:

Zheji: Unë e kuptoj që ti je palë, por na lër të bëjmë debat. Na ke ftuar këtu në studion tënde dhe më akuzon mua se zhduk si argument, një herë, dy herë, tre herë… tendencën e polemikës unë ta toleroj, por nuk ka sens

Peka: Po zhduk një argument. Të ka stresuar pozicioni i ri

Zheji: Unë kam një orë e 20 minuta që flas për z. Fule dhe z. Berisha dhe kemi harruar se kryetari i PD-së është Sali Berisha. Ti nuk mund të bëhesh palë

Peka: Kur të qetësohesh…

Zheji: Unë jam shumë i qetë. Por, ti nuk mund të bëhesh palë gjithë kohës

Peka: Unë jam palë e publikut

Zheji: Por po më akuzon që po zhduk argumentin

Peka: Ore qetësohu njëherë

Zheji: I qetë jam

Peka: U qetësove?

Zheji: Ti nuk je i qetë fare

Peka: Pozicioni i ri nuk ta jep qetësinë

Zheji: Nuk drejtohet kështu emisioni

Peka: Turi, emisionin e drejtoj unë

Zheji: Po nuk ka sens

Peka: Nuk të ndihmon ngritja e zërit. Pozicioni i ri Turi të ka stresuar

Zheji: Kush më ka stresuar? Doktori! Asnjë!

Share This Article
15 Comments
  • Analistet qe mbledh,Çim Peka,e Fevziu,jane fundrrinat pa vizion siçjane moderatoret, nje tuf llafazanesh te shitur,qe vetem lehin per interesat e tyre.Vizioni tyre i fokusuar veten ç’fare thone ishet e PD,jane sahanlepires, qe presin me padurim se kur do bjere pushteti socialist,ekranet dhe media e shkruar e atyre qe e shohin ç’po thone ishet e asaj partie,çdo fjal e tyre u duket mençuri e madhe,perben lajm.Pika u rente si e shohin ata realitetin ne demokraci.

  • Jo vetem per fylet e brekedhjeret po mua as qe me plas fare per mender-debatet e nahijes llapaqene, klienteliste te kurvo-analisteve.TUNG.

  • E para- akoma ka trapa që shohin emisionin e Çim Pekës, këtij trangulli pa fara?
    E dyta- ai farë paneli ka mbledhur të gjithë kokrrat e m..it që e quajnë veten analistë dhe ta shpifin me byth lëpirjet e pafundme të prapanicës së Berishës.
    E treta- s’kam ç’i shtoj më shumë Liut.

  • Zheji nuk duhet t`ja lejoje vetes te ulet ne debat me Andi Bejten dhe Cim Peken se ka tjeter bagazh kulturor,tjeter edukate,moral qytetar krahasuar me maloket harbute; me siguri ne debate te tilla do te dale i humbur!

  • Integrimi europian eshte zgjidhja e shume problemeve ne Shqiperi, qe nga politikanet e deri te qytetari me i thjeshte. Bejtja ben gabim kur merr persiper te perfaqsoje mendimin e gjithe shqipetareve, nga njera ane dhe te kete parasysh se nje shqiptar qe jeton diku ne Evrope eshte shume me i qyteteruar se nje analist ne Tirane nga ana tjeter. Gjithashtu edhe politikanet rumune e bullgare jane shume me ndryshe sot se para se te ishin pjese e Komunitetit. Pra integrimi eshte nje domosdoshmeri.

  • Kush eshte pozicioni i ri i Zhejit, qe kembengul kaq shume Peka “pozicioni i ri Turi te ka stresuar.”

    Apo keta te stresuar jane gjithmone , sepse po te kesh dy pronare njerit do t’i thuash genjeshtra, ne fakt.

  • popullit vertet nuk i plas fare per Fylen dhe Berishen,por edhe ketyre ama nga ana e tyre as u plas fare per popullin.E ka pasur mire Bejtja,fol njehere sakte dhe kaq!

  • Po qenkerke maskara ore gazetat :pse nuk e boton te gjitheve fjaline apo mendimin ashtu si u tha ne emision?

  • Europa eshte shprese. Europa eshte ndryshim. Europa eshte e te bardheve.
    Europa eshte elite botererore. Europa eshte mireqenie. Ne jemi ne Europe.
    A sillemi si Europian???
    Jemi rruges. Si femija qe shkon ne kopesht, pastaj shkolle fillore, e me tej dhe ne po mesojme
    e po na imponohet te jemi Europiane.
    Shenja kemi sa te duash., fatkeqesisht kemi marre ato qe i kemi me lehte.
    A nuk po kultivojme dhe pime droga te ndryshme si ne Europe?
    A nuk po kurverojme si ne Europe??
    A nuk po vritemi si ne Europe ( italia e jugut , Hamburgu, Korsika, Marseja etj te bejne te fala).
    A nuk kemi korrupsion si ne Europe? ( Greqi, Itali, Spanje, Portugali etj)
    Ajo qe mungon eshte denimi i ketyre te keqijave si ne Europe.
    Eshte gabim te shkruhet nuk i plas plas bytha popullit per Europen.
    Per fat integrimi Europian kerkon dhe te realizohen disa detyra shtepije.
    Kush ka mend ne koke e kupton qe eshte ky integrim i pandalshem ku politikanet tane
    Anadollak i detyron te sillen sic nuk desherojne.
    Popullit i plas fort perndryshe pa rrugen Europiane te percaktuar do i rrinte bytha e hapur per shume dekada.
    Ne ate fukarallik qe dolem ne 90 Europa ishte nocion.
    Tani eshte qellim per tu arritur si pjese e barabarte e te teres.
    Pa Europen do kishim 97 sa here kemi pasur zgjedhje.
    Vetem stabiliteti qe te sjell kjo rruge integruese eshte mjaft per momentin.
    Bashke me mireqenien vjen dhe sjellja Europiane. Shiko zbarkimin e anijes Vlora ne Bari dhe gjyko. Ka krahasim sot me atehere.
    Jemi rruges. Malore apo me kthesa kete e kemi vete ne dore. Deren e kemi hapur.
    Nje shenje per te ecur me shpejt do ishte mos te degjojme keto palo analiste ngatrrestare
    e llomotites. E kane gjuhen brisk , sherben te na rruajne vetem lesht.

  • Rrugen per ne Evrope e morem kur e kthyem timonin djathtas.
    A mund te shpresohet qe mund te arijme ne Europe me shofere qe ju ha timoni majtas ?
    Ishin sistemet socialiste qe u shkermoqen e pranuan sistemin kapitalist te tregut te lire e jo e kunderta. I nipi i Spiro Kolekes e i biri i Sul Bushatit do te na cojne ne Europen demokratike ?
    Apo do te na coje Gramozi ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *