Një shqiptar ka arritur për një kohë të shkurtër të arratiset nga Gjykata Themelore e Gostivarit në Maqedoni pasi është hedhur nga kati i dytë i godinës së gjykatës.
Pas tij ishte hedhur edhe një efektiv policie për ta kapur, por ka dështuar. Pas këtij momenti ndaj shqiptarit është qëlluar me armë, por fatmirësisht nuk është plagosur.
Pas dy orëve kërkim, Policia ka arritur ta vë nën pranga të riun nga Shqipëria.
Bëhet fjalë për 39 vjeçarin Arian Disha, i akuzuar për dy vepra penale një vjedhje të rëndë dhe një tentim vjedhjeje me armë.
Kryetari i Gjykatës Themelore të Gostivarit, Qirko Mihajllovski e ka konfirmuar ngjarjen për Televizionin Globi dhe pritet që gjatë ditës së nesërme të jap informacione plotësuese në lidhje me ngjarjen e sotme.
https://www.youtube.com/watch?v=fPpWyTzxVSQ
