Shqiptari arratiset nga Malandrino

anazapta

Merr 9 ditë lejë nga burgu i Malandrinos, por nuk kthehet në datën e caktuar. Besnik Ndreka nuk është paraqitur në burgun e Greqisë, ndërsa policia ka dhënë alarmin ditën e djeshme dhe e shpalli në kërkim. Sipas tyre, i larguari nga vendi i dënimit në Malandrino është shqiptari 40-vjeçar, i dënuar 17 vite burg për grabitje. Ndreka kishte marrë leje 9 ditore, nga data 20 mars, dhe duhej të kthehej në datën 29 mars 2014, por edhe sot në datën 8 prill ai nuk është kthyer në qeli. Autoritetet e burgut të Malandrinos kanë bërë të ditur se kishte dhënë një adresë në Halkidas, por në fakt është zhdukur. Për policinë greke, shqiptari Ndreka është person i rrezikshëm, i dënuar për grabitje. Kjo ishte hera e katërt që ka marrë leje, ndërsa tre herët e tjera ishte rikthyer në burg. Policia ka kërkuar edhe ndihmën e policive të rajoneve të tjera në Greqi, për arrestimin e 40-vjeçarit nga Shqipëria, që sipas tyre është i rrezikshëm.  

 

Share This Article
2 Comments
  • po ishte i rrezikshem edhe i dhane leje per te 4-ten here,,,,,,,,,,,,ikni mer lapangjoze gjithmone duke ja hedhur fajin te tjereve, behuni njehere burra ne jete se jeni keni qene gra gjithe jetes fajet ja jepni te tjereve ju gay-te e botes,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *