Personi që shihni në foton më poshtë quhet Ramiz Nergjoni, 53 vjeçari me origjinë shqiptare, një emigrant ilegal i cili u kap duke rritur 300,000 paund kanabis në një shtëpi në Derby.
555 bimë narkotike u zbuluan në katër dhomat e banesës kur policia nisi aksionin e kontrollit më 22 gusht.
Efektivët arrestuan shqiptarin Nergjoni i cili më vonë u tha atyre se ai kishte hyrë në Britani në mënyrë të paligjshme duke u fshehur në pjesën e pasme të një kamioni.
Babai 53-vjeçar i tre fëmijëve u përgjigj “pa koment” për të gjitha pyetjet që iu bë nga hetuesit, por më vonë u shpall fajtor për prodhimin e kanabisit, duke u dënuar me 16 muaj burg.
David ëatts, avokati mbrojtës i shqiptarit tha se 53-vjeçari, para se të shkonte në Britani, jetonte dhe punonte në Greqi dhe se ishte njeri me karakter të mirë.
“Ai ka tre vajza të vogla mes 18 dhe 20 vjeç dhe më ka thënë se nëna e tij në Tiranë është shumë sëmurë, ka shtuar avokati, shqetësimi i tij kryesor është se si do t’ia dalë familja e tij teksa ai është në burg këtu”.

Do te punojne vajzat e “vogla” 18-20 vjec hyp xhixhi.
Po mire edhe anglezet nuk e kane denuar shume
Jane treguar humane
Se po te ishte ne Itali apo Greqi kushedi sa do e denonin
Anglia esht vend i mire, ndaj shkojne atje shqiptaret