Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një arratisje nga paraburgimi i Agrinios, në Greqi.
Dy grekë 22 dhe 30 vjeç dhe një shqiptar 29 vjeç kanë mundur t’iu shpëtojnë policëve, duke prerë me një limë rrjetën metalike dhe më pas kanë kapërcyer gardhin.
29 vjeçari shqiptar do të paraqitej në gjykatën e Agrinios për vlerësimin e masës së sigurisë.
Pas disa orësh njëri nga të arratisurit, 30 vjeçari grek, është vetëdorëzuar, ndërsa dy të tjerët janë ende në kërkim.
Policia arrestoi nënën e 22 vjeçarit grek të akuzuar për bashkëpunim, pasi ajo gjatë takimit me djalin në burg, i dha atij një limë, me të cilën ata bënë të mundur arratisjen.