Fisnik Abrashi, një korrespodent dhe redaktor i një prej agjensive më të mira të lajmeve në botë, “Associated Press”, i cili ka mbuluar luftra dhe periudhat pas tyre në tri kontinente, është emëruar Drejtor i Lajmeve të të Gjitha Formateve për Europën Qendrore dhe Lindore. Ai do të jetë përgjegjës për drejtimin e mbulimit me video, foto dhe tekste të një rajoni që shtrihet nga Ballkani deri në Poloni.
Emërimi u njoftua ditën e premte nga udhëheqja redaksionale e AP-së në Londër: Derl McCrudden, kreu i mbledhjes së lajmeve ndërkombëtare për AP Television News; Tony Hicks, redaktori rajonal i fotografive për Europën dhe Afrikën si dhe Redaktori i Europës, Niko Price.
“Një udhëheqës i vetëm për raportimin për me video, foto dhe tekste do t’i mundësojë AP-së që të gdhendë histori të cilat rrëmbejnë vëmendjen pavarësisht se në çfarë platform bëhet transmetimi, në shtyp, internet apo në celularë”, tha McCrudden.
Abrashi do të vendoset në Pragë nga do të udhëheqë ekipin e AP-së për Europën Lindore e Qendrore në mbulimin e politikës, ekonomisë, sigurisë çështjeve sociale dhe jetën e përditshme të 13 vendeve.
2 Comments

Urime Fisnik! Do te ishte shume me vlere qe te dinim se nga cili vend e nga cila familje e Albanistanit e ke prejardhjen.
Me mik apo me para e morri kete post ?!