Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane dhe është lënë në qelitë e paraburgimit, pasi akuzohet për vrasje në tentativë.
I riu shqiptar ka kryer krimin të dielën, duke plagosur rëndë me thikë një 21 vjeçar nga Evropa Lindore. Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, shkruajnë mediat italiane.
Shqiptari e ka goditur disa herë me thikë në bark të riun, duke i shkaktuar probleme serioze për shëndetin.
Pavarësisht ndërhyrjes nga mjekët duke i kryer një operacion në zorrë, gjendja e tij mbetet e rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në Piacenza për shkak të një vajze. Pasi e ka qëlluar me thikë, shqiptari e ka lënë atë në mes të rrugës dhe është larguar për në shtëpi.
