Tragjedia e rëndë që preku Greqinë, ku zjarret e rëna në Athinë morën jetën e 83 personave, ka nxjerrë në pah anën humane të shumë personave.
I tillë është edhe rasti i shtetasit shqiptar që jeton në Greqi, Petrit Athanasit.
Athanasi është pronar i një supermarketi në Greqi dhe për t’i ofruar ndihmën e tij të prekurve nga zjarri, ai ka shpërndarë ushqime falas.
Mediat dhe qytetarët grekë e kanë ciluar shtetasin shqiptar si hero.
Ai u shpreh në një lidhje telefonike për ‘News 24’ se gjesti i tij është diçka e vogël përballë një situate kaq të rëndë.
“Situatë e rëndë, ndihmat janë gjëja më e vogël. Furnizoj furgona e makina me ushqime. Do vazhdoj të ndihmoj njerëzit në Greqi, pasi është diçka e vogël në krahasim me atë që ka ndodhur. Kur djali im luan me fëmijët aty, s’mund t’i lë pa ndihmuar”, tha Athanasi.
s.a/dita

Bravo Petrika
Mire qe egzistojne shqiptare te tille. Shpresoj shume qe keta te jene shumicam
Ky shperndan ushqime falas dhe tregon humanizmin e tij ndersa turkoshaket qe flasin gjysem turqisht e gjysem shqip mallkojne e shajne.
Ne fatkeqesi njerzit nxjerin fytyren e vertet.
Vepra te tilla lartesojne figurat e ketyre qe i kryejne , por edhe te kombit te cilit i perkasin!Dhe Shqiptare te tille nuk ka pak , jo vetem ne Shqiperi , por edhe ne vende te ndryshma te botes ku ata punojne e jetojne !
Bravo, Petrit! Le t’u tregojme grekeve se duhet te jetojme ne harmoni se kemi nje ADN
(ADN është akronim për Acidin Desoksiribonukleik. ADN-ja është substanca në të cilën mbartet e koduar, për shumicën e organizmave, informacioni i trashëgimisë, informacion i cili kalohet në qelizat bija pas cdo ndarje qelizore. Në këtë mënyrë, ADN-ja është përgjegjëse për strukturën dhe karakteristikat fizike dhe biokimike për gati të gjitha qeniet e gjalla. )
O Albanos Grekos, qekur paskemi ne nje ADN me greket? Po pastaj pse argument eshte ky. Po pate te njejten ADN e ndihmon po nuk e pate e le te vdese?
Ne bazd te analizave shkencore te ADN shqiptaret eShqiperise dhe Kosoves dalin me afer nga popujt e Ballkanit me greket dhe Maqedonasit. Me larg qendrojne me sllavet. Ndersa rumunet me afer dalin me italianet.
Por per gabimet e se shkuares greket kane faj. Lodhja e tyre me sllavet ka qene e panatyrshme. Shpresojme qe ne te ardhmen te kuptojne qe me shqiptaret jane te lidhur gjenetikisht me shume se cdo popull tjeter. Per ceshtjen e negociatave me BE mbajten nje qendrim per tu vlersuar duke u bere avokatet me te medhenj te shqiptareve. Gjithsesi ndihma e shqiptareve ne keto momente tragjike eshte nje gje qe na ben krenar.