Nga ZACHARY ANDERSON
“Si mund ta zbus për ju këtë mal / dhe ta derdh atë si një lumë, / ose si një ujëvarë, poshte në det?”
Kështu pyetet në mes të “Zodiakut,” (Pjesa e katërt e librit) të Moikom Zeqos.
I shkruar në fund të viteve 1990, Zodiaku lëviz në modele aluviane, që mbledhin sedimente mitologjike, objekte arkeologjike dhe praktika kulturore të cilat rishpërndahen në rrymat e fuqishme të strofave të Zeqos.
Zëri profetik i Zeqos e shtyn tekstin përpara me një papërmbajtshmëri që mund të krahasohet me poemat e mëdha bashkëkohore të Allen Ginsbergut.
Veçse, ndryshe nga Ginsberg, zëri profetik i Zeqos fshihet nën rëndësinë e dukshme aluduese dhe metaforikën e guximshme dhe rebele të alegorisë.
Leximi i “Zodiakut “të bën të rindërtosh aktin hyjnor, duke i lënë lexuesit të vështrojnë mbi tekstin e harlisur me formën e një harte yjesh.
Duke thirrur në vizion Shën Markun dhe Jim Morrisonin, Viagrën dhe Dashin e Artë, projekti Zeqo është ikonoklast, në deklarimin: “Unë jam i neveritur / nga miti,”, por ende rezulton në një bricolazh kozmologjik: “Do doja të shkrihja imazhe për ju , / duke forcuar, në procesin, një metal akoma më hyjnor.”

Në disa raste, kozmologjia e re e Zeqos është në kufij me androcentrizmin.
E bën një gjest ndaj një ideje të feminitetit në rrjeshtat si “Zoti, Perëndia që nuk është burrë / Zoti, Perëndia e shtatzënisë gjashtë-ditore.”
Megjithatë, relativisht pak figura femërore shfaqen tek “Zodiaku” dhe poeti i kërkon lexuesit të “dëgjojë brenda blegërimës time / zërin/ e Rimbaud-it”.
Përkthimi energjik i Kapuranit dhe Millerit e lejon shkëlqimin e përzierjes së antikes dhe mantikas te Zeqo.
Ky edicion i “Zodiakut” paraqet tekstin original në shqip, dhe lejon lexuesit që nuk njohin gjuhen shqipe, të përjetojnë lojën linguistike të Zeqos, sinjalizuar nga neologjizma si “njerëzkafshëzot,/ zotnjerikafshë,/ kafshnjërizot.”
Në profecinë e tij të gjallë, “Zodiaku” digjet në vetvete me një magji shqetësuese dhe i jep lexuesit anglishtfolës një pikë të rëndësishme hyrëse në një zë të veçantë shqiptar që deklaron “unë jam një katedrale në zhvillim;/ shurdhoj universin / duke i rënë këmbanave të plasaritura të plagëve të mia. “
*Poet i njohur amerikan, jep mësim në Notre Dame University në SHBA, ese e botuar në NOTRE DAME REVIEW 2016. Përktheu nga anglishtja Kleitia ZEQO

Ditet NJEMIJE- te Madhit Shqiptar-MOJKOM ZEQO !
Kleitia Zeqo, faleminderit penes suaj, toidhio,nga geni – “Z E Q O”, sa na ke percielle; Ne,mwse dashamires, te Madhit e te mirit Moikom Zeqo, qe ju befshin ditet NJEMIJE !
Te lutem Ty dhe redaksise gazetes, tjeter here na vini nje foto te Mojkomit,se mendimin e tij e kemi te rrenjosur duam buzeqeshien e tij
Paci miresi dhe vetem MIRESI.
Nga Toronto ju pershendes..si 80 vjecar.
Toronto 24-08-2016 Guri Naimit D. (Dh Xh).
Je zbuluar sot nga bota,,,,,, Ne bashkëmoshatarët dhe më të rinjtë e dashuronim që në rini , hermetizmin, dhe figurën letrare të Moikomit i cili ishte një fenomen që në vitet 60…70 Sa do të dëshiroja që të rinjtë e sotëm të lexonin më shumë , për tu bërë më shumë njerëz …..dhe të shkonin më pak në bare e llotosport.
shume qesharak ky lloj shkrimi.perpjekje shume e sforcuar per te rritur vlerat,qe nuk ekzistojne per nje njeri.une jam moshatar me moikomin dhe e mbaj mend si te famshem ne shembjen e kishave dhe xhamive.
I panjohur Arben,
le te te besojme se je moshatar me Moikom Zeqon.
Kjo nuk do te te thote gje, my friend! Ka edhe me te moshuar se ty dhe Moikomi, por qe nuk jane marre me te shkruara. Mos u ndjej i lenduar nga kjo gje. Ti mund te jesh investuar ne fusha te tjera…
Te thuash per Moikom Zeqon apo disa te tjere perqark vlerave me te, se behet perpjekje e sforcuar ne levdimet per ta, eshte mire te sjellesh prova: me siguri do rezultosh se per tjeterkend eshte investuar, deri edhe shteterisht per mbjellje vemendje.
Edhe ne shtetin e djeshem, me apriori anti-kulture europiane, Zeqo ka qene ne thelb i padeshiruar. Edhe pse emri i tij eshte perdorur per te krijuar idene tek ty se Kishat e Xhamiat i prishen te Rinjte e te Rejat e Durresit apo te Shqiperise, eshte mire per klimen tende te brendshme qe, se paku sot, te jesh ne gjendje ta refuzosh me perbuzje kete transferte tek zotat qe sundonin, jo tek ata qe ndeshkoheshin per te kunderten…
Me kete shtetin e sorem, qe nuk investon vecse per shkrimtaret e partive respektive, Moikomin dhe te ngjashmit e tij nuk i gjen dot si te favorizuar, edhe pse nuk ngurojne te shprehen sic jane ne jeten e tyre…
Pastaj, edhe pse mbase e vertete se Moikom Zeqo eshte nder autoret me pak te lexuar ne Shqiperi ne raport me masen e botimeve dhe shumellojshmerise se krijimitarise se tij, per ta prozvalur do duhej te lexoje se paku shfaqjet e tij on line, gje qe bejne lexuesit me te rastesishem, qe tek e fundja nuk ngaterrohen me dhenie opinionesh…
Edhe me minimumin me elementar te te qenit objektiv pasi je me pare njohes, mund te bashkoheshe fare lehte e kollajshem me ate qe shpreh me siper komentuese Olimbia: Moikomin, si pak te tjere ne aradhet e njerezve te kenduar publike ne shqip, mund ta degjosh se paku me kuriozitet…
Me se paku mund t’i gezohesh si nje biblioteke universale, boterore, e kollajshme per kedo qe s’gjen nge apo nuk do te humbas kohe me libra e kulture!
T/Toronto
Gezohem me arritjet e juaja.Sukse!Per te tille studjues e poet ka nevoje Shqiperia.