Shqiptari i obsesionuar dhunon ish-gruan në mes të plazhit, i thyen krahun

Gazeta Dita

Ai kurrë nuk e pranoi fundin e lidhje së tij dy vite më parë. Fundi i martesës përkoi me fillimin e kalvarit për të.

Një 43 vjeçar shqiptar u obsesionua aq shumë me një 33 vjeçare, gjithashtu me origjinë shqiptare, banues në Ancona.

Pas muajsh dhe vite mesazhe, kërcënime dhe qëndrime të dhunshme që e çuan gruan drejt denoncimit, asgjë nuk u bë që të ndalej zemërimi i tij. Pak ditë më parë, ai e qëlloi gruan duke i shkaktuar thyerje të krahut.

Pavarësisht se gjyqtari kishte vendosur masë kufizuese, burri e ka ndeshur ish-gruan në plazhin Palombina me fëmijët e mitur dhe familjarët e saj, e duke e dhunuar sërish.

Në këtë rast, karabinierët e stacionit Collemarino kanë ndërhyrë e duke arrestuar atë.

Policia ka mbledhur dëshmi nga dëshmitarët shqiptarë si dhe kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë duke bindur kështu gjykatën për aktet e dhunshme që kryente shqiptari.

Ai është arrestuar sërish dhe tashmë gjykata ka vendosur masën e arrestimit në shtëpi me byzylyk elektronik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *