Shqiptari Kaçe në finalen e Kupës së Greqisë

anazapta

Ergys Kaçe, në radhët e PAOK-ut të Selanikut, u kualifikua për në finalen e Kupës së Greqisë, pas një përballjeje të dhunshme ndaj Olimpiakosit.

Mesfushori I kombëtares shqiptare ishte në fushë që nga fillimi deri në fund, veçse luajti pak.

Një pjesë e madhe e kohës kaloi me ndërprerje apo përleshje.

PAOK-u fitoi aq sa iu desh, 1-0, pasi kishte humbur 1-2 gjysmëfinalen e parë në Pire.

Golin e vetëm e shënoi sulmuesi kryesor, Athanasiadhis, me të nisur pjesa e dytë.

Dy lojtarë u përjashtuan me kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër.

Nga Olimpiakosi, këtë e provoi kapiteni Janis Maniatis, që e humbi kontrollin duke u vërsulur ndaj stolit vendas dhe gjyqtarit të katërt.

Ndeshja zgjati 113 minuta për shkak të vonesave, ndërsa për fat nuk pati të dëmtuar e të plagosur.

Shumë flakadanë u hodhën në fushë.

Tashmë, Kaçe do të synojë trofeun e Kupës, ndërsa në finale do të jetë përballë Panathinaikosit

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *