Policia italiane ka zbuluar 2 sera marihuane brenda të cilave kishte gjithsej mbi 1,700 bimë, rreth 40 kg marijuanë e gatshme, ndërsa ka vënë në pranga një shqiptar dhe një italian.
Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, marijuana u gjet në bodrumin e një vile luksoze në Vanzaghello dhe të arrestuarit kishin përgatitur dy sera të kompletuara.
Këto banesa, edhe pse nuk përdoreshin për aktivitete tregtare, kishin konsum të energjisë elektrike, gjatë natës, jo në përputhje me ato të zakonshmet. Ambientet në fjalë u identifikuan si rezultat i analizimit të aktivitetit në disa ndërtesa në provincën Varese.
Gjatë kontrolleve, përveç substancës narkotike, u sekuestrua gjithë materiali i përdorur për kultivim dhe 40 plumba. Sakaq, policia doli në përfundimin se në këto godina mund të ishin duke u kryer aktivitete të paligjshme dhe dy të arrestuarit i nxori zbuluar aroma e fortë e bimëve që ndihej deri jashtë shtëpisë e përhapej në rrugë dhe në shtëpitë afër.
h.b/dita
