Shqiptari mashtron plakun e verbër gjerman

Dita

Takimi me plakun e verbër 89 vjeçar Herbert T. për shqiptarin 42 vjeçar Enver M. ka qenë si një “e qëlluar e pyetjes milionëshe”.

Kështu e komentojnë mediat gjermane historinë e shqiptarit që mes mashtrimit arriti t’i zhvaste paratë gjermanit, por që në sallën e gjyqit u mbrojt duke thënë se e ka trajtuar mirë, është kujdesur për të, madje i ka çuar edhe 100 prostituta.

Kur u takuan për herë të parë, raporton albinfo.ch, shqiptari u prezantua si “nipi i Günter Jauch­ut”, moderatorit të famshëm gjerman të kuizit më të madh evropian “Kush do të bëhet milioner”. Shqiptari e ka takuar plakun e pasur, ish arkitekt, pas përfundimit të operës, shkruan bild.de.

Duke i ofruar ndihmë, ai e çoi atë deri në shtëpinë e tij në Friedrichdorf dhe u vendos tek ai. Aq shumë besim fiton te plaku sa që fillon të banojë me të si pjesëtar i shtëpisë, i siguron një pastruese dhe madje edhe prostituta.

Gjithsej është konstatuar se ka përvetësuar 37 mijë e 152 euro e 79 centë. Vetëm tre muaj më vonë plaku e merr vesh se Tony Jauch nuk është ai që prezantohej. Menjëherë ka bërë kallëzim penal kundër tij dhe në fund gjykata ka vendosur tre vjet burg për mashtrim për shqiptarin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *