“Thjeshtësi dhe impenjim”, këto janë karakteristikat që bënë Tomorr Kajtazin të vlerësohet si shitësi më i mirë i shitjeve ambulante “derë më derë” nga Vorwerk Folleto.
Vetëm dy vjet pasi filloi punën, ai arriti të bëjë karrierë në shitjet derë më derë dhe të bëhet një shembull i mirë për të gjithë. Entuziazmi dhe vendosmëria, tipike e atij që vjen në Itali me një ëndërr, shkruajnë mediat italiane, kanë shpërblyer Kajtazin, shqiptarin 32 vjeçar rezident në Mezzo Lombardo, provincë e Trentos, që arriti të shesë 1331 fshesa me korent vetëm në vitin 2010, duke kaluar kështu 4000 shitësit e kësaj kompanie në të gjithë Italinë.
Kajtazi ka mbërritur në Itali në moshën 15 vjeçare dhe kërkoi fatin duke mësuar zanatin e muratorit. Pas dy vjetësh arriti të marrë edhe të fejuarën e tij Kadrie, me të cilën më pas u martua dhe tani ka tre fëmijë. Ka kaluar momente të vështira dhe ka bërë shumë sakrifica, por që i ka përballuar me vendosmëri dhe kurajë, gjë që e ka lejuar të bëjë karrierë dhe të integrohet në tokë të huaj.
“Isha i kënaqur me punën time si murator, thotë ai, por ndjeja nevojën të tregoja se me vendosmëri gjithçka ishte e mundur dhe mund të përfitoja më shumë për veten dhe për familjen time. Kështu falë një miku që bleu një fshese më korent Folleto nga një agjent, iu afrova botës së shitjeve ambulante dhe vendosa të pranoja një sfidë të re.
Sot mund të them se jam shumë i kënaqur”, thotë ai. “Pasioni dhe dëshira e mirë, që i dedikoj çdo ditë aktivitetit tim janë shpërblyer, kjo është një punë që vlerëson në maksimum aftësitë personale dhe dëshirën për punë”, deklaron Tomorri.
Dhe ishte pikërisht vajza e madhe Matilda që nxiti Tomorrin të arrijë majën e klasifikimit të agjentëve më të mirë Vorwork Folleto: “Edhe vajza ime e kuptoi rëndësinë që ka kjo punë për mua dhe më kërkoi që të bëhem më i miri në Itali. Nuk pata forcë t’i thosha jo dhe ja sot jam këtu. Ia dola”, thotë ai.
32 vjeçari Tomorri në vitin 2013 kishte arritur në vendin e tretë në klasifikimin kombëtar, por duket se kjo nuk i mjaftonte. Sekreti i shitjeve, thotë Kajtazi qëndron tek femrat. Shpeshherë ato ndjehen fajtore për shtëpitë e papastra dhe duhet t’i bindësh, që kjo fshesë do zgjidh njëherë e përgjithmonë problemet e tyre./DITA

Shqiptaret kur duan tregohen intelektuale te regjur.