Mediat britanike shkruajne se eshte skandali fakti qe nje 37- vjeçar shqiptar, i quajtur Ermal Alijaj, eshte lejuar të qëndrojë në Britaninë e Madhe, edhe pse ai e ka humbur te drejten per azil pas refuzimit qe i eshte bere. Mesohet se shqiptari kishte mberritur në Britani si shume bashkeatdhetare te tjere, i fshehur në një kamion.
Me pas e njejte ishte edhe “hilja” qe kishte perdorur, kur kishte deklaruar se ishte nga Kosova dhe kishte emigruar për t’i shpëtuar luftës. Por shumë shpejt autoritetet zbuluan se Alijaj po gënjente dhe kërkesa për azil iu refuzua.
Ai qëndroi në arrati për 9 vite dhe u rishfaq tek autoritetet, por kësaj here me pasaportën e tij të vërtetë. 37- vjeçarit iu dha leje qëndrimi, pa afat. Zyrtarët e Home Office, ndonëse e kishin zbuluar mashtrimin e shqiptarit ata besohet se i kishin duart e lidhura nga rregullat e emigracionit të asaj kohe.
“Në mënyrë absurde, vitet që shpenzoi në Britani, pavarësisht se ilegalisht, dhe lidhjet që krijoi në Britani, thuhet se ishin çelësi i fitores për të”, shkruan “The Sun”, teksa e konsideron këtë vendim absurd e skandaloz. Ndërsa deputeti Peter Bone shprehet i revoltur.
“Kjo jep mesazhin se nëse po përpiqesh të thyesh sistemin, do të lejohesh të qëndrosh, pavarësisht gjithçkaje“, deklaron ai.
Ky skandal, thekson në shkrimin e saj “The Sun”, rrit frikën se edhe azilkërkues të tjerë të cilët kanë disa identitete mund të jenë lejuar të qëndrojnë në Britani, ndërsa ngre edhe shqetësimin e terroristëve, të cilët mund ta shohin si një mundësi të mirë për ta eksploruar. Alijaj, nga fshati Borje i Kukësit, u fut në Britaninë e Madhe në 2002 – in.
Ai tha se ishte refugjat kosovar me emrin Dejan Alia. Zyrtarë të azilit kuptuan se po gënjente, por pavarësisht kësaj i dhanë një kartë identiteti me emrin fals. Ai u markua si “i ndaluar për të punuar.
