Bashkëpunëtori i DITA-s në karikaturat e “Charlie Hebdo”

redaktor

Bashkëpunëtori i DITA Genc Burimi publikoi dje një karikaturë të veçantë në Facebook.

Gazetari, i cili prej vitesh jeton në Francë, është i vetmi shqiptar që pati një karikaturë në revistën satirike “Charlie Hebdo” nga dora e Jean Cabut, i njohur me emrin e artit Cabu, njëri prej katër karikaturistëve të vrarë në masakrën e 7 janarit në Paris.

Karikatura me portretin e Burimit është bërë në vitin 1999, kur kishte nisur lufta në Kosovë.

Genci kujton se ishte një numër special kushtuar Kosovës, më 14 prill 1999, kur ndodhi eksodi kosovar. “Charlie Hebdo” vendosi një karikaturë gjigande në faqe të parë, një traktor mbushur me kosovarë.

Për të përgatitur këtë numër Cabu, karikaturisti star i “Charlie Hebdo”, u dërgua në Institutin e Shkencave Politike të Parisit me shpresën se aty do gjente, ndër studentët e huaj, ndonjë shqiptar dhe sllav që t’i karikaturonte.

“Më takon mua dhe më fton bashkë me një kolegun tim kroat për një kafe. Na bën të flasim, të shkëmbejmë replika, dhe pa kuptuar na karikaturon në bllokun e tij poshtë tavolines. Në karikature tallet si me kroatin, nga i cili priste një luftetar, por që i doli budist, ashtu dhe me Gencin, shqiptarin që edhe ky s’e ka mendjen te lufta, por e ka mendjen të bëhet kryeministër në Shqipëri”-kujton Burimi për karikaturistin e famshëm që u vra në moshën 76-vjeçare.

9

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *