Shqiptari nga Kosova padit Serbinë, kërkon 700 mijë euro

Elena Tase

Një qytetar nga Kosova ka vendosur të padisë shtetin serb, për dëmet e shkaktuara gjatë kohës së luftës, ku ai u detyrua të largohej drejt Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Bashkim Fetoshin, nga fshati Xërxë i Rahovecit, i cili përveç torturave që përjetoi gjatë kohës së luftës, forcat serbe ia dogjën edhe të gjitha bizneset që kishte, restorantin, furrën e bukës. Menjëherë  më pas ai në vitin 1998, pas dëmeve që iu shkaktuan, u detyrua të ikte në drejtim të Shqipërisë.

Sipas ekspertëve, thotë ai, vlera e dëmeve të shkaktuar nga Serbia, arrin 700 mijë euro. Për këtë ai ka vendosur që ta padisë shtetin serb, për t’i kompensuar dëmet ekonomike të luftës.

Ndonëse nuk ka marrë përgjigje pozitive se do t’i kompensohet dëmi, Fetoshi beson se do ta fitojë rastin. Ai apelon tek ata që janë dëmtuar në çfarëdo forme gjatë kohës së luftës, të kërkojnë dëmshpërblim nga Serbia.

e.t./dita

Share This Article
1 Comment
  • Ky po qe eshte lajm i mire, ja nje njeri qe e ka kuptuar se cfare duhet te kishte kuptuar dhe bere shteti i tij…. por duke pare qe shteti nuk sillet si i tille e ka marre ne dore vet situaten! Te ecte mbare dhe pac shoke shume qe bejne te njejten gje si ty!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *