Përplaset në autostradë me markën më të fundit të BMW-së

Dita

Një shqiptar nga Kosova, 19 vjeç, u përplas në një autostradë në Gjermani, teksa po udhëtonte me shpejtësi tejet të lartë.

Mediat gjermane shkruajnë se shqiptari udhëtonte me një automjet me 500 hp në autostradën A1 në Lenzburg.

I riu kishte në përdorim një BMW M6 dhe synonte në shkonte në Cyrih. Për shkak të shpejtësisë, ai humbi kontrollin, por fatmirësisht nuk pësoi lëndime të rënda.

Automjeti ka pësuar dëmtime të mëdha. Aksidenti u regjistrua pasditen e së dielës, raporton Ora News.

Automjeti në fjalë është prodhimi më i fundit i kompanisë BMW, e prodhuar në kuadër të 100-vjetorit të saj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *