Një shqiptar që jetonte në Pavia të Italisë mendoi t’ia hidhte paq, kur policia e kapi me drogë, pasi nxorri justifikimin se “është ilaç miu”. Mirëpo mesa duket nuk i eci dhe uniformat blu i vunë prangat. Me qëllim që të justifikohej nga policia, e cila sapo e kishte ndalur dhe i gjeti në posedim një qese celofan që përmbante 2 gramë, ai e argumentoi se nuk ishte drogë kokainë, por helm për minj, që ia kishte porositur një mik. Justifikimi nuk ka shërbyer për t’ia shmangur problemet shqiptarit me inicalet F.K, 39 vjeç, i cili tashmë akuzohet për mbajtje droge me qëllim trafikimi.

E çfarë do trafikonte ky ditëziu? Dy gram drogë ???