Shqiptari shpëton gruan nga vetëvrasja duke e pritur në krahët e tij

redaktor

Sapo ndjeva një klithje nga ndërtesa përballë, u ngrita nga tarraca e barit ku isha ulur. U drejtova nga burimi i zërit dhe kur e pashë gruan që donte të kërcente nga kati i dytë. U ngrita menjëherë dhe shkova në drejtim të dritares, tregon shqiptari 36 vjeçar, Ramadan Ziberi.

Ngjarja ka ndodhur natën e të dielës në mes të Bazelit në Zvicër.

Ai i ka folur gruas që kërcënonte të hidhej nga lartësia prej tetë metrash por ajo nuk ka dashur të dëgjojë.

Pastaj pa menduar asgjë dhe instinktivisht i ka hapur krahët ashtu që ajo të binte në ta.

Prokuroria ka sqaruar më vonë se gruaja e re donte të bënte vetëvrasje.

“Kur ajo tashmë kërceu, unë kam funksionuar pa vetëdije dhe hapa krahët”, thotë Ziberi.

Gruaja ka kërcyer nga kati i dytë dhe pasi është penguar nga kanatat e dritareve ka rënë drejt në krahët e shpëtimtarit të saj, shkruan 20minuten.ch.

“Ajo ka rënë nga lartësia prej 8 metrash në prehrin tim ndërsa unë jam rrëzuar dhe kam rënë në pozicionin ulur”, shpjegon Ziberi, i cili tashmë është bërë heroi i ditës në Bazel, transmeton albinfo.ch.

Ai ende nuk e ka përpunuar gjithë zhvillimin e ngjarjes. Vetëm kujton se askush nga kalimtarët nuk ndërmerrte asgjë.

“Gjithë natën kam qëndruar pa gjumë. Kisha dhimbje shpine ndërsa adrenalina pulsonte në damarë”.

Tash, kur çdo gjë ka kaluar, akti i shqiptarit ka marrë dhenë.

Njerëzit e panjohur ia rrahin krahët dhe e falënderojnë me shikime.

Ndërsa për vajzën e tij 10 vjeçe ai tashmë është hero. “Ajo më ka pyetur nëse kam shpërndarë autografe”, thotë duke qeshur.

Share This Article
4 Comments
  • mos i perktheni si tju vije……….ne fakt ketu tek ne i thone kati i trete….jo i dyte……dhe duke llogarit qe katet andej jane me te larta………..zere pak a shume se ajo femra eshte hedhur nga kati i 4 i pallateve tona

  • Ajo i paska marre rruget e qoflargut ne qofte se eshte hedhur vete.Megjithate burri detyren ka bere dhe jo heroizem se ajo qe eshte hedhur nuk ka qene pa nje hall.

  • Rrofsh e qofsh me jete o Ramadan. Na nderon dhe ne me kete akt.
    Shqiptari ka zemer te madhe, jo patate ne vend te saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *