Shqiptari sulmon me thikë ushtarin francez

Dita

Një ushtar francez në Montpellier është sulmuar nga një grup shqiptarësh mesnatën e martës. Media franceze “Metropolitain” shkruan se ushtari u qëllua me thikë nga një refugjat shqiptar, i cili ishte së bashku me 15 refugjatë të tjerë, po nga Shqipëria.

Ushtaraku ishte duke ecur në rrugë dhe po shoqërohej nga një koleg i tij kur ndodhi ngjarja. Ndërkohë, miku i tij nuk mundi të ndërhynte pasi ishte bllokuar nga refugjatët e tjerë shqiptarë të cilët e kërcënonin me thikë. Ata u grabitën nga grupi i të rinjve dhe më pas i plagosuri u dërgua për në spital.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, asnjë arrestim nuk është bërë deri tani dhe as shkaqet e ngjarjes nuk janë të qarta.

Share This Article
2 Comments
  • Dmth kur s’kapet asnjeri do te thote qe eshte shqiptare ????????
    Nga e kuptuat ju te DITES qe ishin “tanet” keta 15 trimat?
    Thjesht per kureshtje po pyes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *