Pas një grindje të dhunshme mes një cifti shqiptar, bashkëshorti ka tentuar të djegë gruan e tij duke i hedhur mbi trup disa litra benzinë. Po me benzinë ai ka spërkatur të gjithë shtëpinë duke tentuar vrasjen e bashkëshortes si dhe vetvrasjen.
Në momentin e ndezjes me çakmak , bashkëshorti është përfshirë vetë nga flakët e zjarrit, ndërsa bashkëshortja e tij 41 vjeç ka mundur të shpëtojë duke u hedhur nga ballkoni i katit të parë.
Shqiptari 42 vjeçar është transportuar me urgjencë në spital dhe ka në 98% të trupit, djegje të shkallës të tretë. Për momentin gjendja e tij shëndetësore është mjaft e rëndë.
Sipas policisë së Milanos, çifti shqiptar ishte në prag të divorcit. Praktika e divorcit kishte nisur në Shqipëri e gjatë muajit tetor pritet vendimi gjyqësor mbi ndarjen e tyre.
Ata janë prindër të 3 fëmijëve 14, 22 e 32 vjec, të cilët në momentin e ngjarjes nuk ndodheshin në banesë.
Ndaj 42 vjeçarit shqitpar rëndon akuza e tentativës së vrasjes.
