Shqiptari u lë ‘targën’ italianëve, arratiset përsëri nga burgu

anazapta

E thërrisnin mjeshtri i arratisjeve nga burgu dhe nuk zhgënjen as këtë herë, duke i lënë italianët me gojë hapur për mënyrën spektakolare të arratisë. I dënuari me burgim të përjetshëm, Valentin Frrokaj, është arratisur dje nga burgu Pagliarelli në Palermo. Shqiptari 36-vjeçar theu barrierat e qelisë, duke dalë nga një ndarje e ngushtë. Frrokaj ishte arratisur edhe njëherë më parë nga burgu, më 30 shkurt 2013, por u arrestua disa muaj më pas.

Disa helikopterë janë bërë tashmë pjesë e aksionit të kërkimit të 36-vjecarit. Ndërkaq, një tjetër helikopter i është bashkuar së fundmi aksionit. Forca të shumta u mobilizuan për kapjen e 36-vjeçarit, pasi cilësohet një person me rrezikshmëri tepër të lartë shoqërore. Madje në mediat vendase janë shpërndarë fotografi të shumta dhe përshkrimi për veshjen e të arratisurit. Sipas policisë italiane, 36-vjeçari Frrokaj ka të veshur pantallona xhins dhe një bluzë të bardhë.

Mediat japin edhe detaje të arratisë. Valentin Frrokaj ka sharruar hekurat e qelisë me një mjet prerës që ende nuk dihet se si është siguruar dhe futur në burgun e sigurisë së lartë dhe është arratisur duke përdorur disa çarçafë të lidhur me njëri-tjetrin. Mësohet se Frrokaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një bashkatdhetari të tij Elton Llaho. Shqiptari u arratis edhe nga burgu i Parmës, në shkurt të 2013-ës, por u kap vetëm 6 muaj më vonë. Dhe për shkaqe sigurie dhe të rrezikshmërisë që shfaqte, u transferua drejt Palermos, por edhe aty e ka gjetur mënyrën për t’u arratisur. Ministria e Drejtësisë italiane ka nisur së bashku me Drejtorinë e Burgjeve një inspektim dhe hetim për të zbuluar se si Frroku siguroi sharrën e hekurit për të prerë zgarën e qelisë dhe më pas të zbriste me çarçafët e lidhur litar. Po ashtu do verifikohen neglizhencat e rojave të burgut në rrethimin e tij dhe sektorit të operatorëve të kamerave survejuese të burgut.

Autoritetet kanë këshilluar qytetarët gjithashtu që të jenë të kujdesshëm nga prezenca e 36-vjeçarit nëse e hasin, pasi është i rrezikshëm dhe duhet të njoftojnë menjëherë karabinierët dhe stacionin më të afërt policor.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *